Komisioni Evropian është në anën e autoriteteve spanjolle, që e konsideron referendumin e Katalonjës joligjor. Krahasimi me rastin e Kosovës nuk qëndron, sipas Komisionit Evropian.
“Kur është në pyetje njohja e Kosovës, ky është kontekst shumë specifik. Ky ishte qëndrimi i pranuar nga ana e Deklarimit të KB dhe Rezolutave të ndryshme të KB dhe të komunitetit ndërkombëtar. Kontest shumë specifik, me arsyet specifike”, ka deklaruar zëdhënësi i Komisionit Evropian Margaritis Schinas, transmeton gazetametro.net.
Komisioni Evropian në deklaratën e tij të sotëm pretendon se, duke marrë parasysh Kushtetutën spanjolle, votimi i djeshëm në Katalonjë nuk ishte legal.
“Për KE kjo është çështje e brendshme e Spanjës, e cila duhet të zgjidhet në përputhje me ligjet kushtetuese të Spanjës. Ne e përsërisim qëndrimin të cilin e kanë pasur edhe ky edhe Komisioni Evropian i mëparshëm, e kjo është se, në rast se ky referendum organizohet në përputhje me Kushtetutën spanjolle kjo do thoshte se ky territor i cili po shkon do të gjendej jashtë BE’së”, ka thënë Schinas duke tentuar ta arsyetojë qëndrimin e Komisionit Evropian. Spanja ende nuk e ka njohur Kosovën, pikërisht për të mos i dhënë krahë qëndrimeve separatistëve të katalanasve./lapsi.al