Dashi
Sot parashikimet yjore janë për një ditë të mire. Ku planeti i dashurisë, Afërdita ju rigjallëron në planin sentimental dhe nga ana tjetër Marsi ju bën shumë të vendosur.
Demi
Me Mërkurin në shenjë, mund të keni më shumë pasion dhe dëshirë për të filluar diçka të re ose për të mbyllur llogari të vjetra. Kujdes nga një mik që mund t’ju zhgënjejë.
Binjakët
Është e rëndësishme për ju sot të mos nxitoheni e të ruani qetësinë, pasi Marsi në orbitë të papërshtatshme është stresues për ju. Një njohje e re mund të shënojë fillim e një marrëdhënieje interesante.
Gaforrja
Edhe pse sot mund të keni shumë njerëz kundër, forca juaj bindëse do t’i bëjë të ndryshojnë mendim. Kujdes, Hëna e pastabilizuar në shenjë bën të jeni disi refrektarë në raportet sentimentale.
Luani
Parashikohet një ditë përgjithësisht e mirë për ju, ndonëse pjesa e parë e saj mund të jetë disi e turbullt. Megjithatë ju këshillohet maturi në veprime dhe mos u merrni me vogëlsira.
Virgjëresha
Duket se situata yjore për ju është disi komplekse, por kjo nuk do të thotë që të qëndroni në pasivitet. Është një moment në të cilin duhet më shumë forcë karakteri për t’ia dalë mbanë.
Peshorja
Më në fund duket se gjërat po fillojnë të lëvizin në drejtimin e duhur për të gjithë ju prandaj duhet të tregoheni të gatshëm për të kapur momentin e duhur. Mirë dashuria.
Akrepi
Mund të mos jeni në formën e duhur, por nuk do t’ju mungojë mbështetja e yjeve për t’ia dalë mbanë edhe atëherë kur mund të duket se situata është e komprometuar. Kujdes me shëndetin.
Shigjetari
Duhet të jeni më të hapur ndaj atyre që presin shumë nga ju, nëse dëshironi që edhe të tjerët të tregohen të gatshëm për t’ju mbështetur. Ju duhet kohë sa të merrni situatën në dorë.
Bricjapi
Jeni në një kuadër yjor shumë aktiv e kjo të stimulojë së tepërmi dëshirat dhe ambiciet tuaja, por nuk duhet të jeni shumë egoist. Mos u jepni shumë rëndësi gjërave që në fakt nuk e kanë.
Ujori
Matuni 100 herë e veproni një here. Kjo është këshilla më e mire për të lindurit e kësaj shenje që dominohet nga një seri planetesh në kontrast mes tyre. Një dashuri e re në horizont?
Peshqit
Edhe pse jeni të bindur se e drejta është në anën tuaj, duhet të keni durim dhe evitoni të thoni fjalën e fundit në fillim sepse do ta ndërlikoni kot situatën. Mirë shëndeti.