Shërbimet sekrete ruse në Shqipëri?, ishte kjo një tjetër temë e trajtuar në emisionin 360gradë ne Oranews, të Artur Zhejit.
I pyetur ne studio Spartak Ngjela tha: Shërbimet janë një gjë noramale nuk është koncepti i Enver Hoxhes. Këtu në Ballkan përplasen dy interesa amerikane dhe ruse. Por, politika shqiptare gjithë jetën e vet, që nga Esat Toptani kanë shitur interesat kombëtare për interesin e vet. A ju kanë qëndruar blerësve, ky është problem tjetër? Çështja është që këta e ruajnë pushtetin, shesin interesin kombëtar, ky është precedenti ynë.
Në këto moment unë nuk e di se ku përplaset interesi, pse do Rusia domosdoshmërish këtu, tha Ngjela.
Duke iu referuar shërbimeve ruse, Ngjela tha, Ata janë shpendë që futen, kur ka kriza.
Në krizën tonë ata hynë, ishin prezentë donin destabilizim. Megjithatë, nuk kemi pse të trembin njerëzit, tha Ngjela duke iu referuar krizës politike që kaloi pak muaj me parë Shqipëria.
Shqipëria ka marrë rrugën për në BE, jo per në Moskë.
Gazetaria duhet ta investigojë. A lëviz kryeministri shqiptar, të kërkoj ndihmë nga Moska, Pekini etj etj? Kontrollojeni, ju drejtua panelit Ngjela. 360grade.al