Teksa gjatë ditës së djeshme u fol për një vizitë blic të kryeministrit Edi Rama në SHBA, sot kreu i ekzekutivit ka nisur ditën me takime publike, duket jo rastesisht.
Rama sot zhvilloi një takim në ambientet e kryesisë së Kuvendit me kryeparlamentarin Gramoz Ruçi dhe ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj.
Nuk ka të dhëna për këtë takim deri tani, por ai vjen vetëm dy ditë pas deklaratave të forta të kryediplomatit amerikan Donald Lu qe tha se në Shqipëri janë 4 familje që drejtojnë gjithë situatën kriminale