Home KRYESORE Alarmi për bombë rezulton i vërtetë. Ja kush është pronarja e dyqanit...

Alarmi për bombë rezulton i vërtetë. Ja kush është pronarja e dyqanit që iu vendos tritol

Alarmi për bombë në Tiranë rezulton i vertetë. Forcat xheniere kanë gjetur eksploziv në kutinë e kartonit në dyert e një dyqani rrobash në Tiranë. Eksplozivi nuk ka shpërthyer gjatë manovrës së xheniereve pasi nuk ka patur fitil ndezës, raporton Opinion.al.

Burime zyrtare nga policia thanë se brenda kutisë së kartonit kishte një kallëp tritoli artizanal, afërsisht 25 gr. Dyshimet e parë janë se është vendosur në formë presioni pasi nuk kishte mjet shpërthyes të lidhur me lëndën plasëse.

Mësohet se pronarja e dyqanit me rroba të përdorura ku ishte vendosur tritoli është Bruna Aliaj. Kjo është hera e dytë që kërcënohet pasi pak muaj më parë 50 vjeçares i shpërthyen makinën në parkingun e pallatit, pranë Prokurorisë së Përgjithshme.

Më 2 Maj të këtij viti një automjet tip Smart shpërtheu gjatë natës. Më pas u mësua se makina ishte në pronësi të Bruna Aliajt e cila është e divorcuar dhe jeton me dy fëmijët. Për ngjarjen e parë u shoqërua ish-bashkëshorti por e mohoi ngjarjen dhe policia nuk gjeti prova që e fajësonin duk e e lënë të lirë. /Opinion.al

*Video nga vendi i ngjarjes në rrugën Petro Nini e njohur ndryshe si rruga e Shkollës së Baletit. 

Share: