Home KRYESORE Dokumenti i rallë/ Ja çfarë thoshte Fan Noli në Lidhjen e Kombeve...

Dokumenti i rallë/ Ja çfarë thoshte Fan Noli në Lidhjen e Kombeve për minoritetet

Ish- kreu i Arkivës në ministrinë e Brendshme, Kastriot Dervishi, ka publikuar sot, në faqen e tij në Facebook, deklaratën e vitit 1921 të Fan Nolit për minoritet.

Ja postimi i plotë:

1921/Deklarata e Fan Nolit për minoritetet

Në emër të shtetit shqiptar, delegati Fan Noli nënshkroi në Lidhjen e Kombeve në Gjenevë të Zvicrës, deklaratën për mbrojtjen e minoriteteve. Ky është detyrimi që ka marrë shteti ynë në lidhje me minoritetet në atë kohë. Legjislacioni që po përpiqet të miratohet sot për minoritetet, së paku nuk duhej të anashkalonte deklaratën e 5 tetorit 1921 të delegatit Fan Noli.

Shqipëria nuk është shtet shumëkombësh sikur përpiqet ta paraqesë projektligji që nuk e di akoma nëse do miratohet sot.

“Bashkëlidhur deklarata për ata që kanë interes ta lexojnë.”, shkruan Dervishi në Facebook.
22491966_1468413669873130_7231449195409458205_n.jpg

Share: