Home KRYESORE Senatorët letër Trump-it: Vepro sa më shpejt ndaj Erdogan-it

Senatorët letër Trump-it: Vepro sa më shpejt ndaj Erdogan-it

Kryetari i Komitetit për Forcat e Armatosura në Senatin amerikan, Xhon Mekkein dhe anëtari i Komisionit për Politikën e Jashtme, Bob Menendez, përmes një letre publike, kanë kërkuar nga Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump që të rrisë presionin ndaj Presidentit të Turqisë, Rexhep Tajjip Erdogan që të ndalojë menjëherë presionin ndaj diplomatëve amerikanë, të respektojë të drejtat e njeriut dhe të ruajë vlerat demokratike në Turqi.

Sipas tyre, “është e patolerueshme që qeveria turke t’i bëjë presion ose të arrestojë veçanërisht ndonjë punonjës të misionit tonë diplomatik dhe familjarë të tyre”.

Në letrën e tyre, senatorët amerikanë vënë theksin në faktin se “Presidenti Rexhep Tajjip Erdogan dhe aleatët e tij, kanë dëmtuar demokracinë e Turqisë duke rritur kërcënimin ndaj shtetit të së drejtës, përmes përdorimit të autoriteteve të gjëndjes së jashtëzakonshme, për të bllokuar çdo shprehje kundërshtie dhe oponencë.

“Krahas arrestimit të stafit të konsullatës tonë, autoritet turke kanë arrestuar edhe zyrtarë të lartë të Amnesty International dhe kanë dënuar me dy vite burg në mungesë reporteren e gazetës “Wall Street Ayla Albayrak”, thekson letra e senatorëve amerikanë.

Senatorët amerikanë, ndërsa shprehin mbështetjen e tyre për vendimin e Departamentit të Shtetit për të pezulluar shërbimin e vizave jo-emigruese në ambasadën dhe konsullatat e SHBA-së në Turqi, kanë kërkuar nga Presidenti Trump që urgjentisht t’i adresojë një mesazh të qartë Presidentit Erdogan që SHBA-të nuk do të tolerojnë këtë mënyrë sjelljeje dhe se çdo bashkëpunim duhet të bazohet në një angazhim për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe shtetin e së drejtës.

Teksti i plotë i letrës së senatorëve

President Donald Trump

Shtëpia e Bardhë

1600 Pennsylvania Avenue, NW

Washington, DC 20520

I nderuar President Tramp,

Po ju adresohemi për të shprehur shqetësimin tonë të thellë rreth erozionit të vazhdueshëm të të drejtave të njeriut dhe rënies së vlerave demokratike në Turqi, të ilustruara së fundmi nga arrestimi i Metin Topuz, një punonjësi i Konsullatës së SHBA-ve në Stamboll dhe tentativës për arrestimin e një punonjësi të tretë, Mete Xhanturk, i cili punon gjithashtu në konsullatën tonë në Stamboll. Fatëkeqësisht gruaja dhe fëmijët e z. Xhanturk u arrestuan gjithashtu, ndërsa zyrtarët nuk arritën ta lokalizojnë z. Xhanturk në shtëpinë e tij. Kjo ngjarje shënon incidentin e tretë këtë vit, ku qeveria turke ka arrestuar anëtarë të misionit tonë diplomatik me pak ose pa asnjë evidencë dhe në shkelje të ligjit. Është

plotësisht e patolerueshme që qeveria turke t’i bëjë presion ose të arrestojë veçanërisht ndonjë punonjës të misionit tonë diplomatik dhe familjarë të tyre.

Ne e njohim rëndësinë strategjike të Turqisë si një aleatee hershmee NATO-s dhe një burim tradicional i stabilitetit dhe vlerave demokratike në Lindjen e Mesme dhe më gjerë në rajon. Sidoqoftë, gjatë viteve të fundit, Presidenti Rexhep Tajjip Erdogan dhe aleatët e tij, kanë dëmtuar demokracinë e Turqisë duke rritur kërcënimin ndaj shtetit të së drejtës, përmes përdorimit të autoriteteve të gjëndjes së jashtëzakonshme, për të bllokuar çdo shprehje kundërshtie. Krahas arrestimit të stafit të konsullatës tonë, autoritet turke kanë arrestuar edhe zyrtarë të lartë të Amnesty International dhe kanë dënuar me dy vite burg në mungesë reporteren e gazetës Wall Street Ayla Albayrak.

Për më tepër qeveria e Erdoganit po e eksporton këtë brutalitet edhe në tokën tonë. Në maj, një grup pro-Erdoganit, përfshirë dhe personelin e sigurisë së Erdoganit sulmuan brutalisht një grup protestuesish paqësor në Sheridan Circle, të cilët ishin mbledhur për të protestuar kundër vizitës së Presidentit Erdogan në SHBA. Nëntë persona u shtruan në spital dhe në dijeninë tonë nuk është marrë asnjë masë disiplinore ndaj personelit të sigurisë dhe as ndonjë dënim publik nga administrata juaj.

Ne mbështesim vendimin e Departamentit të Shtetit për të pezulluar shërbimin e vizave jo-emigruese në ambasadën dhe konsullatat tona në Turqi, por Ju inkurajojmë që të ndërmerrni hapa për të zvogëluar impaktet e mundshme tek anëtarët e shoqërisë që mund të mbështeten në këto shërbime. Ju kërkojmë urgjentisht t’i dërgoni një mesazh të qartë Presidentit Erdogan që SHBA-të nuk do të tolerojnë këtë mënyrë sjelljeje dhe që çdo bashkëpunim duhet të bazohet në një angazhim për të drejtat e njeriut dhe shtetin e së drejtës.

Sinqerisht

John Mçain,

Robert Menendez,

Martin Heinrich,

Chiris Van Hollen,

Richard Durbin,

Ben Cardin,

Chiris Coons,

John Boozman,

Marco Rubio,

John Cornyn,

Edward Markey,

Tammy Baldwin,

Bernard Sanders,

Jeanne Shaheen
thumbnail_firmat-1

Share: