Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka kompletuar sot stafin me të cilin do të punojë.
Janë gjithsej 16 persona me të cilët do të ketë punë kryeministri Haradinaj, por ajo që ra në sy të mediave dhe publikut ishte këshilltarja Nita Himaduna për shkak edhe të pamjes së saj. Por duket se ajo nuk është vetëm e bukur pasi ka edhe një CV të pasur.
Nita ka përfunduar studimet në universitetin amerikan Georgetown University – The McDonough School of Business, ndërsa ka punuar në disa kompani prestigjoze.