Në emisionin Të Paekspozuarit’ të gazetarit Ylli Rakipi në Neës24, ku ishte e ftuar edhe ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli, gazetari Artan Hoxha tha se në një operacion në Gusht të vitit 2017, gjatë ndjekjes së një mjeti lundrues, radarët janë fikur nga qendra.
“Në 7 gusht të vitit 2017 gjatë një operacioni për të kapur trafikantët, në operacion kanë marrë pjesë edhe policë të vendeve të tjera dhe papritur radarët u fikën dhe mjeti u largua. Rezultoi se ndërprerja u bë nga inxhinieri i firmës. Këtë problem e ka ngritur si problem drejtori i Policisë së Shtetit” – tha Hoxha.
Kodheli tha se teknikisht radarët nuk mund të fiken dhe sipas saj radarët janë 98% në gatishmëri.
“Ftoj Prokurorinë të hetojë për këtë informacion. Mua më erdhi një mesazh tani nga një drejtues i lartë i FA dhe thotë se po të shohësh letrat e firmosura ka ndryshime. Nëse ka pasur një të dhënë të tillë që janë fikur radarët e ftoj prokurorinë të hetojë. Ajo që di tju them është se i kam gjetur ‘shut down’ radarët dhe i kam ringritur. Në informacionet e fundit që më vijën radrarët janë 98% në gatishmëri dhe teknikisht nuk mund të fiken. Serverat që janë në sistemin e radarëve mbajë informacion për 3 vite dhe mund të hetohet dhe janë aty të gjitha të dhënat” – tha Kodheli.