Home KRYESORE Madonna në klasin ekonomik edhe pse me pasuri prej 880 milionë USD

Madonna në klasin ekonomik edhe pse me pasuri prej 880 milionë USD

Ajo me të vërtetë mund të ketë një pasuri prej rreth 800 milionë dollarësh, por kjo mesa duket nuk do të thotë asgjë për Madonnën.

Ikona e muzikës është parë duke fluturuar me klasin ekonomik nga Londra për në Lisbonë. E veshur shumë thjeshtë dhe pa make up, udhëtarët e tjerë e kishin të vështirë t’ju besonin syve se po udhëtonin së bashku me të, aty ku bileta kushton vetëm 42 paund.

Madonna ndihej shumë rehat, e pashqetësuar nga dhjetëra sy që po e vëzhgonin, teksa kishte zënë vendin e saj pranë dritares, këmbë mbi këmbë, shumë e përqëndruar në celularin e saj.

Jeta e 59-vjeçares është e ndarë tashmë mes tre shteve, SHBA-së, Anglisë ku ndodhet për studime djali i madh, Rocco Ritchie dhe Portugalisë, pasi djali i saj i adobtuar, David Banda, iu bashkua skuadrës së Benficës për të rinj.

Share: