Home KRYESORE Mitet qe keq-orjentojne publikun. Nga Habjon Hasani

Mitet qe keq-orjentojne publikun. Nga Habjon Hasani

Ne Shqiperi ka dy mite qe jane krijuar 20 vitet e fundit dhe qe ne menyre teper dinake orientojne teresisht gabim publikun:

1. Miti – Destinacioni Evropian.

Ky mit e paraqet anetaresimin ne BE si nje moment kyc suksesi, si nje objektiv mbi objektivat. Ky eshte mashtrim safi. Mund te jesh vend anetar i BE dhe te jesh shtet vasal, geto e prapambetur. Ashtu sic ndryshon Tirana me Kucoven ashtu ndryshon dhe Italia apo Gjermania me Shqiperine. Pra fakti qe je pjese e nje bashkesie me juridiksion te perbashket, s’do te thote se ke ndonje perspektive zhvillimi, arsimimi, punesimi me te mire.

2. Miti- Media me financim nderkombetar.

Eshte perhapur gjeresisht ideja sikur mediat qe i financon BE-ja, Banka Boterore, Soros, USAID apo dhe ambasada te caktuara, jane media me te besueshme. Ky eshte karllik me brire. Keto institucione nderkombetare nuk jane institucione bamirese.

Jane institucione politike dhe shteterore. Ato jane fadroma ne sherbim te shteteve te huaja qe financojne vetem per interes te shtetit te tyre dhe jo per interesin e vendit tone. Madje fadroma sherben pikerisht per te shembur muret proteksioniste dhe t’i hape rrugen pushtimit pa arme.

Mediat e financuara nga aktore shqiptare, jane shume here me legjitime, qofshin keta aktore dhe “Gogol”, ama jane shqiptare.

Share: