Home KRYESORE Artan Hoxha tregon çfarë ka ndodhur me vrasësit e Artan Santos

Artan Hoxha tregon çfarë ka ndodhur me vrasësit e Artan Santos

Gazetari investigativ Artan Hoxha ka komentuar në mbrëmje te emisioni ‘Të paekspozuarit’ ngjarjen kriminale të vrasjes së një shqiptari në Ekuador, person i cili duket se ka qenë i përfshirë në trafikun e drogës.

Sipas tij në Ekuador janë vrarë 6 persona dhe, mes tyre edhe 2 shqiptarë.

“Ky është shqiptari i dytë i vrarë për kokainë në Ekuador. Kohët e fundit shqiptarët kanë mbërritur ne Ekuador një shtetas që është një personaszh që drejton grupin e kokainës, ka tetë vite që qëndron atje. Emri akoma nuk është bërë i ditur. Dyshohet që është viktima e gjashtë brenda 6 muajësh, dhe shqiptar është i dyti . Pozicionin e Kolumbisë e ka zënë, Ekuadori, Peruja, Bolivia. Ekuadori tashme eshte prodhuesi më i madh i kokainës në botë.”- u shpreh Hoxha.

Ndërkohë i pyetur nga gazetari Ylli Rakipi për hetimet lidhur me vrasjen e bankierit Artan Santo tre vjet më parë, Hoxha thotë se s’ka asgjë të re në lidhje me këtë ngjarje. Sipas tij vrasësit e Santos janë ekzekutuar.

Share: