Per nje moment e vendosa veten ne rolin e nje femre te dhunuar sistematikisht dhe kuptova qe te gezosh statusin femer e dhunuar eshte teper e veshtire dhe e dhimbshme.
Eshte nje mentalitet primitiv, nje dimension i eger dhe klithes, nje permase kriminale me pasoja te renda qe duhet parandaluar ne te gjitha menyrat. Ka shume femra ne vend qe jane viktime e dhunes dhe per nje arsye apo tjeter nuk marin guximin te flasin.
Duke pranuar faktin qe Shqiperia trashegon nje shoqeri maksimaliste, trashgimtare te dhunes dhe konservatore, ku burri eshte, sic thote populli, “vete zot e vete shkop”, por dhe per shkak te defekteve serioze te ligjeve.
Ku te ngrejne zerin kunder dhunes per ta eshte tabu. E gjendur rastesisht nje degjuese shume e mire e nje femre te dhunuar,u rrembeva nga dhimbja e saj, u trondita nga ajo cfare me tregoi dhe me friksoi shume fakti qe jam femer.
Dhimbja e asaj femre lexohej ne cdo fjale qe ajo fliste… Duke u bere deshmitare e asaj historie mu desh ta vendosja veten ne rolin e asaj femre dhe ta rrefeja historine e saj ne kete menyre:
Sikur te kisha krahe te fluturoja lart dhe nga duart tuaja te ikja, te ikja sa me larg, aq larg ku ti te mos me gjesh kurre ne nje vend ku prania jote te mos ekzistoje ne asnjerin cep te tij.
Ne nje vend te quajtur qiell sepse qielli i mban mend te gjitha. Mban mend te gjitha lutjet e mia me pellembe te puthitura, te gjitha shikimet e mia te mjegullta, kur lotet me zinin syte.
Ai mban mend edhe ate momentin se si te mallkoja me nofullat e shtrenguara dhe me buzet qe dridheshin nga temperatura e larte te shkaktuar nga ti i dashur…?!
Qielli ndryshe nga ti, me ka pare tek dilja naten nga teshat dhe shtrihesha te flija, me ka ndihmuar te shkruaj, me ka veshtruar teksa lexoja.
Ka qene nje spektator i shkelqyer ne mardhenien tone, ka numeruar shuplakat, grushtet dhe shkelmat qe ti me dhuroje cdo mbremje dhe me dha borxh henen per ca kohe, qe te me beje shoqeri ndryshe nga ajo shoqeria qe marr nga ti.
Eeeehh…… perseri si cdo mbremje krahet e mi u masazhuan nga grushtet e tij te forte, koka ime takoi te gjithe mobilerite e dhomes, floket e mi i shtrengoi aq shume drejt vetes sikur te ishin te tijat dhe donte qe ti merrte.
Ashtu siq isha u bera njesh me dyshemen, ne bark dhe kurriz ndjeva kembet e tij, e shtrire ne pllaken e ftohte dhe te lagur, nga te dhimbsurit lotet e mi,me veshet e skuqur nga duart e tij te ashpera degjova perplasjen e deres teksa ai iku.
-Iku…iku, i pershperita henes me nje ze te plogesht dhe te copetuar.
Me nje trup te mpire,nje koke me floke te shkurrezuara, gjymtyre te copetuara qe mezi i ndjeja, fytyre te ejntur qe hunda aq shume me ishte fryr sa kullonte e kullonte gjak, sa kemisha ime e bardhe kishte nderruar ngjyre u ngrita nga dyshemeja duke prekur fort dicka aty afer, ika dhe u bera njesh me kuzhinen, pergadita ushqimin tend te preferuar dhe shtrova tryezen, e dija qe nese do ktheheshe dhe sdo te gjeje ushqim gotat, pijatat dhe gjithe enet tjera te kuzhines do perfundonin te perplasura siper kokes dhe trupit tim….
Pasi kryeva detyren rrembeva shishen e veres dhe u ula ne verande te tymosja, te dehesha bashke me dhimbjen time. Flladi i paster i eres po me perplasej lehte ne fytyren time te shkaravitur, mora fryme thelle dhe ndjeva nje dhimbje ne kraharor, me e forte se dhimbja e plageve qe ti me kishe shkaktuar ne trup..
-ahhh e dashur vetja ime sa budallace qe je, ahh moj e mjer c’me shkaterrove
– i peshperita vetes duke u shfry.
Ashtu e mbushur plot deshperim ngrita shishen e veres me fund e me fund, derisa mbaroi, ndeza cigaren e njezete e peste doja ta djegia te shkretin shpirt ta perveloja ate dhimbje qe kaq shume uleriste ne kraharorin tim.
Por asgje, e mbarova edhe ate cigare perseri e njejta ulerime e njejta ndjesi dhimbjeje, ngrita koken dhe veshtrova qiellin, ai ishte aq i paster, aq i bukur, i mbushur plot e perplot me yje te shendritur qe shkelqenin aq shume ne syte e mi te rrubullakosur nga lotet, lakuriqet e nates fluturonin e fluturoni duke perplasur krahet forte ne qiellin e hapur dhe te lire.
Me lindi deshira te kisha krahe te fluturoja, ateher askush nuk do me mbante ne doren e tij, do fluturoja shume larg nga prezenca jote. Te ik larg nga egoizmi, cmenduria dhe dhuna jote.Diku ku te shijoja ditet ne lirine time me nje zemer te hapur dhe shpirt te mbushur plot dashuri.