Këshilli i Ministrave ka liruar nga puna babain e Erisa Xhixhos, ish zv/ministre e Integrimit në mandatin e parë të qeverisë Rama. Piro Xhixho mbante deri më tani detyrën e anëtarit dhe kryetarit të caktuar të Këshillit Drejtues të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare. Por ajo që çka të habit në vendimin që që mban firmën e kryeministrit Rama dhe të ministrit Gjiknuri dhe Sekretarit te Kryeministrisë Agaçi, në projektvendimin që bazohet në nenin 116, të ligjit nr.9918, datë 19.5.2008, “Për komunikimet elektronike ne Republikën e Shqiperise”, të ndryshuar, që parashikon lirimin nga detyra të anëtarit të AKEP-it, argumentimi që bën Këshilli i Ministrave është se Xhixho, babai i Erisa Xhixhos së LSI-së, jo vetëm ka mbushur moshën për të dale në pension, por vleresojmë se arritja e moshës së pensionit të anëtarit/drejtuesit të Këshillit Drejtues të AKEP-it është element që duhet interpretuar se con në pamundësinë fizike e mendore dhe që legjitimon propozimin e Këshillit të Ministrave për të propozuar lirimin e tyre nga Kuvendi./opinion.al