Procedohet në gjendje të lirë një shtetas italian për veprën penale “Mosdeklarim në kufi i të hollave ose sendeve me vlerë”. Policia tha inicialet e tij, M.C, 51 vjeç lindur në Tradate, Itali. Veprimet hetimore në ngarkim të ketij shtetasi u kryen për arsye se gjatë kontrollit të pasagjerëve me itinerar Tiranë-Itali, ky shtetas u përzgjodh për verifikim në vijën e dytë ku gjatë kontrollit iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi prej 350 000 euro, shumë të cilën ky shtetas nuk e kishte deklaruar në zyrën doganore. Përsa më sipër nga ana e jonë u bë sekuestrimi i vlerës monetare, beri te ditur policia./opinion.al