Një 13-vjeçare nga Kruja u nis për në shkollë mëngjesin e së premtes për të mos u kthyer më, ç’ka alarmoi familjen që e denoncoi të zhdukur.
Por sot policia e Durrësit tha se kishte arrestuar një 32-vjeçar, pas denoncimit të vajzës se ishte përdhunuar në një hotel në autostradë.
Në dëshminë e dhënë në polici, e mitura pretendonte se ishte marrë me forcë nga i riu dhe se ishte përdhunuar, raporton Bw.
“Ky djali më ndaloi në autrostradë, më mori në makinë, më çoi në një hotel dhe më përdhunoi”,- ka rrëfyer e mitura në polici.
Menjëherë pas denoncimit të saj, polica ka shkuar në një motel që ndodhet në autostradën Tiranë-Durrës dhe ka sekuestruar pamjet filmike. Përmes kamerave, e mitura ka arritur të dallojë të riun Alfred Tereziu 32 vjeç, të cilin e ka etiketuar si përdhunues.
Blutë e Durrësit kanë bërë arrestimin e tij, por hetimet për ngjarjen vijojnë, pasi i riu ka një tjetër version për ngjarjen. Sakaq pritet që e mitura t’i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore nëse ka deflorim.
Njoftimi i policise
Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin
• Alfred Tereziu 32 vjeç, banues në Tiranë.
Tereziu dyshohet se në një hotel ka kryer marrëdhënie seksuale me shtetasen e mitur me inciale D.P. 13 vjeçe, banuese në Krujë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me te mitur“parashikuar në nenin 100 të Kodit Penal. /360grade.al