Home KRYESORE Duhet… Nga Syrja Kurti

Duhet… Nga Syrja Kurti

Ke facebook ,twiter ose instagram?Duhet të shkruash patjetër poezi.Është në modë.Të paktën një duhet ta shkruash!Nëse nuk e bën dot vetë, merrja dikujt.Nëse nuk ke turp, mund ta marrësh ashtu siç e ka shkruar poeti pa ndërruar asnjë gërmë përveç emrit poshtë.Por mund të bësh dhe ndryshe, mund të ndërrosh titullin, mund ti ndërrosh vendin fjalëve , vargjeve dhe pastaj të falenderosh ata që të kanë bëre like, ose që të kanë komentuar.Mund edhe të ta përkthejë ndonjëri dhe ti ta postosh dhe botosh si krijim tëndin.Këtu ndodh çdo gjë dhe lejohet çdo gjë.Por mund të ta shkruajnë edhe të tjerët dhe pastaj poezia i paguhet prurësit më të parë.

Shkon për drekë diku ose për darkë?Patjetër duhen fotografuar pjatat, tepsiat, sahanët , kusiat dhe çdo gjë tjetër e lidhur me ushqimin.Nuk duhet lënë asnjë qofte , asnjë copë mishi dhe peshku pa e fotografuar dhe nxjerrë në faccebook.twiter dhe instagram.Sidomos kur ke parë që shoqja jote (ose shoku yt) i ka nxjerrë më parë se ty.Dhe ti pavarësisht se puthesh e përqafohesh dhe flet me të gjithë ditën deri edhe për qentë e qytetit i thua njeriut që ke në krah për momentin”ja katunarja, shiko çfarë lokalesh frekuenton”.

Ke veshur fustan , këpucë, xhaketë ose bluzë të re?Patjetër duhet postuar një fotografi.Mund ta kesh blerë edhe tek Gabi ose ta ka dhënë dikush që nuk i vjen më, ti duhet ta publikosh.Madje që të ngjajë më bukur fotografia, duhet të pozosh pranë makinës së bukur të komshiut, me të cilin ti nuk flet sepse ia zë qellimisht rrugën kur ai vjen të parkojë para shtëpisë.

Ke shkuar grup në eskursion ose për të festuar diku?Në fakt ty nuk është se të shkohet dhe nuk ke ndonjë qejf të madh ta bësh por duhet ti tregosh te tjerëve që edhe ti shëtit, lëviz,gëzon, harbon madje më shumë se ta.Mos lër pozë dhe çmenduri pa bërë.Dhe mos harro pjesën më të rendësishme.Mos harro të postosh fotografitë.Bëji dhe ato që nuk i ke bërë dot në rini, ti shikojnë edhe ata njerëz që nuk ta kanë varur atëherë dhe jo se ishte faji i tyre por ishte faji i defiçiteve të tua.Dhe buzëqesh, buzëqesh dhe përqafohu më shumë me ata njerëzit që ke ne krah dhe që i ke përgojuar deri edhe për modelin e flokëve duke thënë se nuk kanë ditur të krihen por i ke mësuar ti.

Ke shkuar në një aktivitet, simpozium , teatër a stadium?Duhet të bësh fotografi patjetër.Mundësisht me titullarin, me njeriun më të rëndësishëm të ambientit dhe momentit, shtrëngoja dorën me zor pasi ke porositur dy miq që të fotografojnë.Dhe pastaj postoje, postoje kudo me diçiturën “me legjendën filan”.Dhe legjenda filan as nuk të njeh fare por akoma ndjen dhembje në krahun e shtrënguar kur e mbajte me zor sepse për dreq ata fotografët e caktuar u vonuan të bënin foton.

Ke facebook, twiter ose intagram?Duhet të marrësh thënie të njerëzve të mençur dhe ti postosh si të tuat.Do ndjehesh më mirë se do të duket sikur e ke rritur koeficientin e inteligjencës.Nëse dikush do të komentojë poshtë saj , ti mos e bëj sepse komenti yt poshtë thënies do i duket njerëzve si shala e kalit kur ia venë gomarit.

Ke facebook, twiter , instagram? Duhet ti bësh patjetër këto!

Share: