Nga Spartak Ngjela
Një erë e re po fryn në Shqipëri : politika amerikane po iu flet shqip shqiptarëve me Ambasadorin Lu. Shqip dhe drejtpërsëdrejti. Korrupsioni dhe padrejtësia që ka bërë aleancë në bllok është e mundur. Kot e kanë. Kot e ka Saliu që kërkon të luftojë me “Mullinjtë e Eres”. Ka rënë gongu Sali: duhen kthyer paratë e marra; duhen kthyer tokat në bregdet; duhen kthyer apartamentet e shumtë.
Meta s’po e kupton dot që ka marrë fund vjedhja në Shqipëri… ministrat duhet të dorëzohen. Po gjyqtarët, çfarë presin: me kë do ta përballojnë fshehjen e vjedhjeve keta gjyqtare, me luftën e Saliut më Mullinjtë e Eres? Vërtet mendojnë se do bëjë Saliu revolucion në Shqipëri, këta gjyqtarë që kanë shitur drejtësinë?
Ka rënë gongu! Mjere ai që s’e dëgjon e nuk dorëzohet me të mirë.
Sa herë që politika amerikane ka hyrë në këtë mënyrë, si ambasadori Donald Lu sot në Shqipëri, kështjellat e diktaturave dhe korupsionit kanë rënë. E njëjta gjë do ndodhë edhe në Shqipëri. Por pyetja është kjo: ku ndodhet kryeministri shqiptar, është në pritje të përshkallëzimit amerikan, apo është në rezistencën e binomit Meta – Berisha kundër politikës amerikane? Nëse qëndron edhe ky derëzi pas Mullinjve të Eres, asgjë nuk ndryshon dot, veç rastit që do bière edhe kryeministri ynë bashkë me Mullinjtë e Eres. Koha së shpejti do ta tregojë. Kush nuk ka veshte, do të përfshihet nga dallga. Dallga po vjen