Reshjet e dendura të shiut prej mesditës së sotme kanë përmbytur qytetin e Vlorës. Fotot e mëposhtme të publikuara nga Opinion.al, tregojnë një pjesë të qytetit të ‘pushtuar’ nga uji.
Intensiteti i reshjeve të shiut vjen duke u rritur nga ora në orë, për të mbërritur deri në nivelet 100mm/24 orë sipas parashikimeve që kanë bërë sinoptikanët.
Mësohet se kushtet e rënduara të motit kanë sjellë edhe mungesë të energjisë elektrike në disa zona të Vlorës.
Ujsjellësi i Vlorës ka bërë me dije në një njoftim për shtyp se ka rezerva uji për të furnizuar Orikumin, por në mungesë të energjisë elektrike, nuk mund të furnizohet me ujë e gjithë qyteza./opinion.al