Home KRYESORE Kush je ti lexues? Nga Rabindranath Tagore

Kush je ti lexues? Nga Rabindranath Tagore

Përktheu Elona Caslli

Kush je ti lexues, që do t’i lexosh poezitë e mia

pas njëqind vitesh?

Nuk mund të të dërgoj një lule të vetme

nga kjo pranverë e pasur,

as të të jap një rreze të artë nga retë

që ngrihen mbi qënien time.

Hapi dyert, shiko përreth.

Në kopshtin tënd  të lulëzuar

mblidh kujtimet  erëmirë

të luleve që çelën

njëqind vjet më parë.

 

Share: