Home KRYESORE Kaubojsi në “Xing”: Ramës 500 milionë?! Do i kish bërë rrush dhe...

Kaubojsi në “Xing”: Ramës 500 milionë?! Do i kish bërë rrush dhe tuta”

Ish-deputeti Eduart Ndocaj i njohur ndryshe si “kaubojsi”, ishte sot i ftuar në emisionin “Xing me Ermalin”, në Tv Klan. Ashtu siç është shfaqur që në ãllim, Ndocaj mbante veshur kapele, xhinse dhe këpucë të ngjashme me ato të kaubosjve. Gjatë emisionit, drejtuesi Ermal Mamaqi pyeti ish-deputetin: Si i dhe 500 milionë lekë partisë? Ndërkohë Ndocaj tha se i ka investuar në të mirë të qytetarëve.

“Jo jo po tja kisha dhënë 500 milionë lekë atij të gjatit do i kish bërë rrush e tuta”

Eduart Ndocaj rikandidoi në zgjedhjet e 25 qershorit për të qenë sërish pjesë e Parlamentit të Shqipërisë, por nuk fitoi. Sot vetë ish-deputeti rrëfeu në “Xing me Ermalin”, gabimin që e la jashtë politikës. Me humor ai tha se i vetmi gabim i tij ishte fakti që nuk u mor me hashash. “Gabimi im ishte që nuk u mora me hashash këto tre vitet e fundit. Unë absolutisht nuk jam marrë me hashash. Tani në parlament mund të hyjë kush të dojë. Por, parlamenti është katandis në atë mënyrë që është vendi i fundit ku njeriu do të hyjë”, tha ish deputeti./tvklan.al

Share: