Duket se Prokurori i Përgjithshëm i Përkohshëm do të jetë një grua dhe sipas burimeve të ndryshme nga gazetarë të ndryshëm, emri më i mundshëm është ai i Arta Markut.
Këtë emër e ka konfirmuar si potencial edhe gazetarja News24, Klodiana Lala ne emisionin e gazetarit Ylli Rakipi.
Lala ka theksuar se marku shihet si kandidatja kryesore për të marrë këtë post sepse gëzon edhe mbështetjen e socialistëve. Ajo shtoi madje, se kryetarja e komisionit të sigurisë kombëtare, Ermonela Felaj, dhe kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja, janë ata që kanë propozuar emrin e Arta Markut.
“7 kandidatët kanë shpalosur platformat e tyre. 2 prej të cilave janë femra. Arta Marku është kandidatja potenciale, që gëzon mbështetjen e socialistëve, sipas burimeve nga Prokuroria. Marku është prokurore pranë prokurorisë së Shkodrës. Nuk ka ndonjë sukses të shënuar, përveç një harrese që kishte bërë duke lënë një person në burg për 2 muaj më shumë. Ka miqësi me kryetarin e Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja, dhe mendohet se ka qenë ky që ka mbështetur atë. Po ashtu edhe Ermonela Felaj. Ferninand Elezi është kandidatura tjetër që mbështetet nga PDIU, mbetet për t’u parë votimi në parlament. Kandidat i tretë që e rendis është Besnik Muçi, pranë Prokurorisë së Krimeve të Rënda,”
Megjithatë nuk ka asgjë kategorike, sepse orët e fundit ka dhe një skenar të çuditshëm. PD ka bojkotuar komisionin, dhe ka zë se do të bojktojë dhe votimin në Kuvend, kështu pritet të bëjë edhe PDIU,” tha Lala.
Ndërkohë edhe gazetari Arjan çani, në emisionin e kolegut Zheji, u shpreh se emri i favorizuar për të marrë kreun e Prokurorisë Shqiptare është Arta Marku./opinion.al