Home KRYESORE Frank-Walter Steinmeier: Gjermania ende përballet me antisemitizmin

Frank-Walter Steinmeier: Gjermania ende përballet me antisemitizmin

Deutsche Welle

Përktheu Diana Skrapari

Antisemitizmi ende po tregon “fytyrën e tij të keqe” në Gjermani, tha Presidenti Frank-Walter Steinmeier. Duke folur në ambasadën izraelite, ai shtoi se ishte “i tmerruar dhe i turpëruar” nga turmat që digjnin flamuj izraelitë në Berlin. Njerëzit që djegin flamuj izraelitë në rrugët gjermane “nuk e kuptojnë ose nuk e respektojnë atë që do të thotë të jesh gjerman”, tha të premten presidenti Frank-Walter Steinmeier duke komentuar mbi protestën e kohëve të fundit ku pa turma të zemëruara në lagjen Neukölln të Berlinit duke shkatërruar simbolet e Izraelit .

Duke folur në veprimtarinë e organizuar nga ambasada izraelite, Steinmeier shtoi se përgjegjësia historike e Gjermanisë për Holokaustin aplikohej për të gjithë në vend. “Kjo përgjegjësi nuk njeh paralajmërime për prejardhjen e emigrantëve dhe nuk ka përjashtime për të sapoardhurit,” tha Steinmeier. “Është e panegociueshme, për këdo që jeton këtu dhe dëshiron të jetojë këtu!”

Presidenti gjerman tha gjithashtu se ishte “i tmerruar dhe i turpëruar” nga akti. Ceremonia e të premtes në ambasadën izraelite shënoi hapjen e festimeve njëvjeçare për të shënuar 50 vjet që nga themelimi i Izraelit modern në 1948. Shteti hebre arriti të shfrytëzojë mbështetjen e rëndësishme ndërkombëtare pas vrasjeve masive të hebrenjve evropianë nga regjimi nazist gjerman . Në fjalimin e tij, Steinmeier tha se antisemitizmi ende nuk është zhdukur në Gjermani.

“Ajo po tregon fytyrën e tij të keqe në shumë forma”, duke përfshirë aktet publike me parulla të mbushura me urrejtje, por edhe në përhapjen e paragjykimeve dhe politikës me akuza etnike, tha ai.Steinmeier gjithashtu iu referua vendimit të SH.B.A.-së për të lëvizur ambasadën e tij në Jerusalem, duke thënë se ai e diskutoi atë me homologun e tij izraelit Reuven Rivlin.

“Mesazhi im ndaj tij ishte: Ka arsye të forta për të dyshuar se njohja e njëanshme e Jeruzalemit do të kontribuonte për paqen në Lindjen e Mesme”, tha Steinmeier, duke shtuar se ishte qëndrimi zyrtar i Berlinit dhe pikëpamja e tij personale. Megjithatë, kjo pikëpamje politike nuk e justifikonte “urrejtjen kundër Izraelit dhe keqtrajtimin e qytetarëve tanë hebrenj në rrugët e Gjermanisë”, tha ai./Perqasje.com

 

Share: