Home KRYESORE Lufta në prag? Rusia aktivizon tre radarë, gati pas tensioneve me Korenë...

Lufta në prag? Rusia aktivizon tre radarë, gati pas tensioneve me Korenë e Veriut

Rusia ka aktivizuar tre stacione të radarëve për paralajmërim të hershëm, ashtu që të identifikojë sulmet me raketa afër kufirit juglindor, duke përfshirë kufirin e saj me Korenë Veriore.

Testimet e vazhdueshme të Penianit kanë shtuar frikën për ndonjë konflikt të mundshëm.

Zëvendës komandati i forcave ajrore ruse, Aleksandr Golovko, ka njoftuar se “për herë të parë në histori”, detektorët e raketave, Voronezh kanë filluar punën e tyre në rajonet, Krasnoyarsk, Altai dhe Orenburg.

Stacionet e reja të radarëve janë afër kufirit të Rusisë me Kazakistanin dhe Mongloinë, mirëpo në një rreze veprimi prej 6,000 kilometrash kanë edhe Gadishullin Korean.

Kremlini ka aktivizuar sistemet e radarëve Vorenezh-DM, për të mbuluar aktivitetin e kufinjëve perëndimorë më 2011.

Moska i ka testuar pajisjet më herët gjatë këtij viti pasi në qershor ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se sistemi me bazë në Krasnoyarsk, ka vërejtur nisjen e gjashtë raketave balistike në verilindje të Paqësorit.

Golovko nuk ka përmendur ndonjë shtet si rrezik.

Mirëpo ky hap i Rusisë vjen në kohën e rritjes së tensioneve me Korenë Veriore, pasi kjo e fundit po teston vazhdimisht bomba bërthamore dhe raketa balistike.

Rusia ka kundërshtuar ambiciet e Penianit për armë bërthamore, mirëpo gjithashtu ka akuzuar Uashingtonin për armiqësim me Korenë Veriore, duke u bërë thirrje të dyja palëve për dialog të drejtpërdrejtë.

Një këshilltar i lartë i Kremlinit ka thënë më herët gjatë këtij muaji se qëllimi kryesor i Moskës është të parandalohet lufta, mirëpo është duke përgatitur një skenar në rast se situata përshkallëzohet. /360grade.al

Share: