Nga Aida Hoxholli Nico
Mesazhi i Kardinal Troshanit për deputetët:
Mos harroni se jeni për ti sherbyer popullit….
“Nuk kam ardh me ju mësu asgjë të re, por të falënderoj atdheun se pas një rrebeshi prej dekadash gjeti forcën të njohë vlerat e bijve dhe bijave të tij.
Jam i fundmi dëshmitar i atyre që kanë vuajtur dhe persekutuar.
Papa nuk më nderoi vetëm mua, por gjithë shqiptarët, kemi punuar për ngritjen morale të shqiptarëve, edhe kur nuk kishim mjetet e tjera kemi gjetur forcë e ngushëllim.
Populli ka nda kafshatën e gojës me ne na ka ndihmuar sa ka mundur.
Kujtoni se jeni me një mision të lartë, mos harroni e nevojat e popullit, të barabartë para ligjit për t’i shërbyer Zotit dhe popullit”, tha kardinali.
Sipas kardinalit, shkalla e qytetërimit të një vendi matet nga kujdesi ndaj popullit.
“Kam porosi atnore, Krishti ka shkru pavdekësimin e shpirtit, për atë punoni, çfarë fiton nëse humbet shpirtin. Lutemi për paqen, vllazni e dashni, përpiquni që së bashku çdo njëri të shohë begati, drejtësi, e bekim, të jeni më afër problemeve të popullit, politika të jetë shërbim e jo përfitim, atëherë ju do të keni respektin e njerëzve të thjeshtë që kanë besuar te ju”, tha ai.