Home KRYESORE Haradinaj: Rusia nuk mund të hyjë në dialogun Beograd-Prishtinë

Haradinaj: Rusia nuk mund të hyjë në dialogun Beograd-Prishtinë

Kryeministri Ramush Haradinaj, ka thënë se Rusia nuk mund të përfshihet në dialogun Beograd-Prishtinë. ne fakt, gjatë emisionit në gjuhën serbe të RTK-së, “Slobodno Srpski”, Haradinaj ka thënë se Rusia në krahasim me SHBA-në, prej kohësh është tërhequr nga çështja e Kosovës dhe tani nuk i takon të ndërhyjë.

Haradinaj ka shtuar se çështja e njohjes së Kosovës është më e rëndësishme sesa themelimi i Asociacionit të Komunave Serbe. Ndërkohë ai ka theksuar se e respekton presidentin Aleksandar Vuçiç pasi ai po lufton për popullin e tij.

Share: