Home KRYESORE Atentat ndaj Erdoganit? Shikoni si i “ngrin gjaku” presidenti turk (VIDEO)

Atentat ndaj Erdoganit? Shikoni si i “ngrin gjaku” presidenti turk (VIDEO)

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka përjetuar një tmerr të vërtetë të dielën gjatë një takimi që ka pasur me disa simpatizantë.

Teksa i pari i Turqisë ndodhej në skenë duke përshëndetur të pranishmit, një person është ngjitur për ta përqafuar atë në një mënyrë paksa të dhunshme.

Edhe pse u duk një përqafim miqësor më pas, Erdogan është frikësuar shumë, duke menduar se po i bëhet atentat nga kundërshtarët. Rojet kanë reaguar pas pak sekondash, për ta larguar personin nga skena, ndërsa nuk dihet nëse është dhënë ndonjë ndëshkim për të.

Erdogan është një nga liderët shtetërorë me sigurinë më të shtuar në botë, kjo edhe për shkak kërcënimeve të ndryshme nga rivalët e tij në Turqi. /360grade.al 

Share: