Nga Luan Kurti
Zonja Topalli qenka shprehur se refuzon të takojë Bashën. Ajo njeh vetëm Sali B(ë)rishën si lider. Nëse ky për arsye moshe tërhiqet edhe zonja në fjalë do t’i bashkohet shoqatës së pensionistëve demokratë për të rrëzuar qeverinë. Ndërsa Luli nga ana tjetër sa t’i vijë zëri (pas ngjirjeve të fundit) do vazhdojë protestat para bunkerit tek ministria e Rendit, me FRPD-në dhe Forumin e Grave të divorcuara. Pas intervistave të zotit Shenasi Rama në shtyp, po përpiqemi të kuptojmë se cilët janë Dhjetoristët dhe cilët të Janarit, Shkurtit apo Marsit? Mendoni; gjithë keta Pishtarë që janë djegur kot së koti deri sot! Shenasiu thotë gjithashtu se i dalin më pak se 300 Petrita që themeluan PD-në në një bunker atomik. Të jetë bunkeri që po tentojnë ta djegin tek ministrIa e Rendit?! Dhe mos harroni kuicin e radhës: ai që do gjejë se cili qe deputeti që ftoi spikeren e “Zjarr TV”-së në “party”, do ketë dhuratë një gjel deti të patredhur për vit të ri!