Home KRYESORE Rrahin një të ri, dy djemtë e Azem Hajdarit ndalohen në kufi!

Rrahin një të ri, dy djemtë e Azem Hajdarit ndalohen në kufi!

Dy djemtë e Azem Hajdarit kanë rrahur një person. Lajmi u bë i ditur nga policia e Shkodrës, e cila theksoi se vëllezërit tashmë janë të lirë me urdhër të prokurorit.

Kiri Hajdari, 32 vjeç dhe Azem Hajdari 19 vjeç banues në Tiranë u kapën në pikën kufitare të Muriqanit. Ata ishin shpallur në kërkim me akuzën se kanë rrahur një person, i identifikuar si Mikel Margjeka.

Ata janë ndaluar nga policia kufitare teksa lëviznin drejt Malit të Zi, por më pas janë lënë të lire nga prokuroria. Dy vëllezërit Hajdari kanë ushtruar dhunë ndaj këtij personi për motive ende të panjohura.

Njoftimi i policisë

Më datë 02.01.2018, në PKK Muriqan, u kapën vëllezërit A.H, vjeç 19 dhe K.H vjeç 32 banues në Tiranë, të shpallur në kërkim për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, neni 89 i Kodit Penal. Pas konsultimit me Prokurorin dhe kryerjes së veprimeve proceduariale u lanë në gjendje të lirë. Materialet iu dërguan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Share: