Home KRYESORE Deklarata e fortë e Majkos: Nuk na le biznesi të hapemi me...

Deklarata e fortë e Majkos: Nuk na le biznesi të hapemi me Kosovën

Ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko bëri një deklaratë të fortë në RTSH, duke zbuluar arsyen që e pengon lëvizjen e lirë mes Shqipërisë dhe Kosovës.

“Pas nesh qëndrojnë bizneset dhe bizneset na thonë “prit, kujdes, mos hap kufirin, se më duhet mua konçesioni atje, mos ma hap kufirin se më ul mua çmimin e mallrave, nuk më duhet mua politika, se më intereson më mirë të hyjë malli nga ky drejtim se sa nga ai drejtim..

Pavarësisht se duket sikur po qeveris politika, gjithmonë e më tepër rregullin po e vendos biznesi. Sikur ta vendoste në fokus të interesave ia kisha bërë hallall, por ngandonjëherë vendimmarrja nën lobingun e biznesit është për të qarë hallin dhe nëse ka një pamje të ulët të keqtrajtimit që biznesi po i bën politikës është moslënia e lëvizjes së lirë të njerëzve mes Shqipërisë dhe Kosovës, është në nivelin e krimit”, – tha Majko në emisionin Përballë.

Ministri i Shtetit për Diasporën i qëndron idesë se porti i Shëngjinit është një premtim i pambajtur.

“Duhet ta kishim dhënë prej kohësh, nuk u bë realitet. Nëse sot Kosova do ta kishte portin e Shëngjinit gjërat do të ishin shumë ndryshe, qoftë në Shëngjin, qoftë në pikëpamje të marrëdhënieve ekonomike me Kosovën”, – u shpreh ai në RTSH.

Share: