Nga Zef Preci
EU Observer njoftonte ne fillim te kesaj jave se Presidenti i Bullgarisë ka vene veton për projektligjin kunder korrupsionit. Projektligji i parlamentit kunder korrupsionit, i miratuar më 20 dhjetor, u kundershtua me veto nga presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev të martën (2 janar), duke përmendur dobësitë në ligj si arsyet kryesore për motivimin e vetos. Ligji kunder korrupsionit (afersisht me idene e Skuadres Anti-Korrupsion – SPAK – ketu ne Shqiperi), i ndermarre me qëllim krijimin e një njësie anti-korrupsion për të goditur korrupsionin e nivelit të lartë, përmbante, sipas Radev, boshlleqe që në fund do të dëmtonin efektivitetin e zbatimit te ligjit. Një mangesi e tillë ishte fakti se menaxhimi i njësisë kunder korrupsionit duhej të zgjidhej nga vetë parlamenti, gjë që do të rrezikonte pavarësinë e njësisë. Dështimi i qeverisë për të shenuar përparim në luftën kundër korrupsionit e ka lene Bullgarinë nën mbikëqyrjen e vazhdueshme të Komisionit Evropian, ku ky i fundit ka lëshuar raporte vjetore të progresit që kur Bullgaria u bashkua me BE në 2007.
Qendra për Studimin e Demokracisë (CSD), nje organizate jo-qeveritare bullgare me reputacion me seli në Sofje, në një prezantim nëntorin e kaluar, tha se rreth 24 përqind e popullsisë bullgare mbi moshën 18 vjeç ishte nën presion per te paguar ryshfet gjate marrjes se sherbimeve publike. Një raport nga e njejta qender vinte ne dukje se kombinimi i korrupsionit të shfrenuar administrativ dhe ne nivele të larta politike, ka çuar në “kapjen e shtetit”. Raporti e përshkruan kapjen e shtetit si një “praktikë të aktorëve të fuqishëm të aftë për të marrë trajtim preferencial përmes marrëveshjeve komplekse korruptive dhe shkeljeve të tjera të ligjit”.
Duke qene se Qendra Shqiptare per Kerkime Ekonomike (ACER) qe une drejtoj ka qene perfshire ne te njejtin studim (pjesa per Shqiperine) eshte interesante qe rasti i mesiperm Bullgarise te krahasohet te dhenat e vrojtimit te kryer me kete rast ne Shqiperi (2016). Keshtu nga keto te dhena rezulton se ne 50% te rasteve qytetaret Shqiptare jane vene nen presion korruptiv gjate marrjes se sherbimeve publike, ndersa ne 40% te rasteve ata jane perfshire ne te (kane paguar rushfet). Per me shume, shih faqen 23 te raportit te plote ketu.
Aktualisht ne Shqiperia mungon nje Agjenci Anti-Korrupsion dhe qeveria Rama 2 ka shkrire postin e Ministrit te Shtetit per Ceshtjet e Pushtetit Vendor, i cili ka sherbyer edhe si Koordinator Kombetar Kunder Korrupsionit. Ne keto kushte, zevendes-ministrja e drejtesise ka marre edhe funksionet e koordinatorit kombetar kunder korrupsionit, dmth “qeveria po kontrollon qeverine…” dhe nuk eshte qarte nese do te ngrihet nje njesi e specializuar ne luften kunder korrupsionit. Kjo paqartesi institucionale duket se ka ngjalle shqetesim edhe tek donatoret perendimore, te cilet edhe ne mungese te nje njesie si kjo per te cilen po debatohet ne Bullgari keto dite, “vazhdojne te qete zbatimin e projekteve” pavaresisht impaktit te munguar dhe paqendrueshmerise institucionale te vendit ne kete aspekt.
Pavaresisht situates se rende te korrupsionit ne Shqiperi sidomos te korrupsionit te madh te shprehur ne kapjen e shtetit permes kontratave koncesionare, te te ashtuquajturit “partneritet-publik privat”, perfshirjes se segmenteve te rendesishme te shtetit ne veprimtarine kriminale te droges, etj., te te gjitha palet, ndonese per motive te ndryshme, nuk jane shuar shpresat per marrjen ne mesin e ketij viti te fteses per celjen e negociatave me Bashkimin Europian. Keshtu qeveria e pret kete ftese si nje trofe per te konsumuar e qete mandatin e saj te dyte e per te kompensuar disi rrenimin e imazhit te saj ne syte e publikut nga skandalet qe po i pelcasin perdite. Opozita, ne kushtet e percarjes, mungeses se ideve perbashkuese dhe betejes se pabarabarte mediatike ne perballjen me qeverine, shpreson qe me marrjen e fteses per celjen e negociatave me BE, monitorimi i vendit nga kjo e fundit do te rritet dhe keshtu problematike e zgjedhjeve, dekriminalizimit, etj., do te mund te vihen ne tryezen e ketyre negociatave duke i dhene oksigjen kauzave te saj.
Nderkohe opinioni publik, dyshues dhe skeptik ndaj zhvillimeve te brendshme ne luften kunder korrupsionit, ka varur shpresat e tij te vaketa tek angazhimet publike te selive kryesore diplomatike te akredituara ne Tirane… Ne te njejten kohe, biznese te rendesishme po largohen pa shume zhurme nga vendi, biznese te tjere po shesin aksionet e tyre kompanive kineze dhe pothuajse asnje biznes serioz (brand name) nuk ka shkele ne Shqiperi gjate pese viteve te fundit.
Panorama e Shqiperise ne kete fillimviti mund te meritoje si diciture: “Me syte nga ambasadoret” te cilet publikisht dhe ne menyre jo-diplomatike jane zotuar per te sjelle gjate Janarit “stinen e gjuetise se peshqve te medhenj”. Personalisht besoj se “politika e larte” ndjehet e sigurte ndaj rrezikut te ndeshkimit juridik po aq sa perpara dhe pandjeshmeria ndaj skandaleve korruptive e maxhorances aktuale deshmon se kontrolli i te gjitha pushteteve prej saj eshte edhe realiteti me i trishte institucional ne vend dhe shkaku kryesor i henorragjise demografike – braktisjes se vendit qe vazhdon me te njejtin intensitet…