Home KRYESORE Emërohen dy zv/drejtorët e përgjithshëm të Drejtorisë Ekzekutive në APD

Emërohen dy zv/drejtorët e përgjithshëm të Drejtorisë Ekzekutive në APD

Në vizionin e drejtuesve të rinj të Autoritetit Portual, porti më i madh i vendit i ka kapacitetet profesionale dhe intelektuale për një ndryshim rrënjësor. Profesionistët e mirëfilltë të qytetit të Durrësit dhe të rinjtë e diplomuar me rezultate të larta në Universitetin “Aleksandër Moisiu” janë gjithashtu  në vemendjen e politikave të punësimit në APD. Porti është një subjekt specifik dhe strategjik, që kërkon një angazhim të plotë, cilësi të larta profesionale dhe obligim fizik në kryerjen e detyrave.  Specialistët dhe drejtuesit në pozicionet e reja po përzgjidhen, duke rivlerësuar burimet ekzistuese në port dhe kapacitetet intelektuale të qytetit të Durrësit. Duke ndjekur këtë optikë, ditët e fundit në Drejtorinë e Përgjithshme Ekzekutive të APD-se janë emëruar dy Zv/drejtorët e rinj:

Zv. Drejtore Ekzekutive e APD, Sonila Toska

 

Znj. Toska në periudhën 2002-2014 ka punuar  në Drejtorinë e Marrëdhënieve me Jashtë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve në Tiranë. E diplomuar në Fakultetin e Filologjisë -Universiteti i Tiranës- në vitin 2000, Sonila Toska ka kontribuar më parë si përkthyese në Institutin Ndërkombëtar të Krizave dhe në Qendrën “Paqe nëpërmjet Drejtësisë” në Tiranë. Ish-maturante në shkollën e mesme “Gjergj Kastrioti” në Durrës, znj. Toska gjatë vitit 2017 ka punuar si specialiste në Sektorin e Promocionit në APD.

Zv. Drejtor Ekzekutiv i APD, Petrit Çerçizi

  1. Petrit Çerçizi pas shkollës së mesme “Gjergj Kastrioti” në Durrës, në vitin 1977 ka përfunduar studimet në fakultetin e Ekonomisë –Universiteti i Tiranës. Në periudhën 1977-1996 punon pranë Ministrisë së Mbrojtjes me detyrën e kryetarit të degës së planit e të financës. Kryetar i Komisionit të Kthimit e Kompensimit të Pronave (2002-2004); anëtar i Këshillit Bashkiak Durrës (2007-2011); Sekretar i Këshillit të Qarkut Durrës (2007-2012) dhe më pas Drejtor i përgjithshëm i Rezervave Materiale të Shtetit (2012-2013), z. Çerçizi ka një përvojë të gjatë në administratën shtetërore. /bulevardionline.com
Share: