Home KRYESORE Ecja është art… Nga Papa Francesco

Ecja është art… Nga Papa Francesco

Përktheu Elona Caslli

Ecja është art, pasi nëse ecën me nxitim, lodhesh  dhe nuk mund të mbërrish deri në fund të udhës.

Edhe nëse ndalon dhe nuk ecën, nuk mbërrin  deri në fund të udhës.

Ecja është arti, përmes të cilit, ti sheh horizontin, mendon se ku do të shkosh dhe duron lodhjen gjatë udhës.

Shpesh herë, udha është e vështirë, nuk është aspak e lehtë.

“ Unë dua t’i qëndroj besnik kësaj udhe- thua ti.”

“ Më dëgjo, kur të them se nuk është e lehtë . Ka errësirë. Ka ditë errësire, ka ditë dështimi, ka dhe ditë rrëzimi. Do të rrëzohesh, po, po do të rrëzohesh. Por, kurrë nuk duhet të kesh frikë nga rrëzimi apo dështimi.

Tek arti i ecjes  nuk është e rëndësishme të mos rrëzohesh, por të mos mbetesh peng i rrëzimit.

Të ngrihesh menjëherë dhe ta vazhdosh  ecjen.

Është  bukur të punosh çdo ditë dhe të ecësh njerëzisht.

Është e shëmtuar të ecësh vetëm. Është e shëmtuar dhe e mërzitshme.

Ec me miqtë, ec me njerëzit që të duan, sepse kjo të ndihmon të përmbushësh qëllimin që i ke vënë vetes.

 

Share: