Home KRYESORE Ahmetaj “perplaset” me Jorida Tabakun në Kuvend për varfërinë. Kush ka te...

Ahmetaj “perplaset” me Jorida Tabakun në Kuvend për varfërinë. Kush ka te drejte e vendos vetem xhepi juaj!

Ministri i Financave dhe Ekonomisë Arben Ahmetaj ka replikuar sot ashper me deputeten e PD-së, Jorida Tabaku në Kuvend.

Ne fakt, ndërsa Tabaku akuzoi qeverinë se po rrit varfërinë në vend, se nuk po kompenson pronarët dhe ish-të përndjekurit, ministri Ahmetaj e kundërshtoi me shifra qe sipas tij i ja;pin te drejte qeverise.

“Sot 290 mijë shqiptarë nuk kanë ushqim, hanë një herë në ditë. Ndërkohë e keni ulur me 43 mijë persona numrin e të përndjekurve politikë që përfitonin pagesë”, – u shpreh deputetja Tabaku dhe ministri Ahmetaj ju pergjigj se jo vetëm që varfëria e papunësia janë ulur, por edhe ndaj ish-të përndjekurit e pronarët e vjetër kjo qeveri është e vetmja që është vënë në lëvizje.

“Në 2012 ishin dy kategori që këta i kanë vënë me ngjyrë, pronarët e vjetër dhe ish-të përndjekurit, pikërisht këta politika juaj la pa asnjë lekë.

Tani ka mbetur kësti i tetë i të gjallëve, ua ka dhënë kjo partia komuniste që nuk i deshte, kjo i paska paguar të gjitha paratë këtyre cent më cent. Qeveria e PS vendosi 50 mln dollarë që t’i kompensojë denjësisht, por nga podiumi i PD dalin emocione çadrash.

Jeni bërë qesharakë, vini këtu dhe thoni është rritur varfërua, po u rrit mes viteve 2008-2012. Papunësia është ulur me 4 pikë, nuk është rritur, nuk është ulur mjaftueshëm por ishit ju që e rritet. Sipas BB-së varfëria arriti kulmin në vitin 2012”,- u shpreh ministri.

Por ne fund seicili prej jushn e ben diferencen me xhepin e tij dhe jeten ekonomike qe ben. Ne fund gjykoni nga ajo qe jetoni ne shtepite e tuaje dhe ne pazarin qe beni cdo dite dhe sa harxhoni ne krahasim me dje

Share: