Sot në Gjykatën Themelore të Shkupit, në bankën e të akuzuarve do të ulen 10 persona si të dyshuar për tentim vrasje ndaj deputetit Zijadin Sela më 27 prill të vitit kaluar në Kuvend. Përveç Kire dhe Cane Gjorgjievskit, si të dyshuar për tentim vrasje janë edhe Oliver Oshavkovski, Sashe Cenkov, Nikollçe Dimitrievski, Aleksandar Janevski-Toshta, Andrej Micov, Nikolla Vojminovski, Kosta Dellov dhe Stojan Pavllevski-Kobra.
Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela nuk do të marr pjesë në seancën e parë gjyqësore, por në cilësinë e palës së dëmtuar do të përfaqësohet nga avokati i tij Abedin Abduli.
Tentativa për vrasje ndaj Selës është rasti i tretë i cili futet në procedurë gjyqësore mbi zhvillimet e 27 prillit. I pari ishte rasti i 9 të dyshuarve për pjesëmarrje në dhunë të cilët morën dënime me kusht.
Rasti dytë ishte dënimi i Pançe Angellov i cili u dënua me 4 vite burg për dhunë ndaj deputetes Radmilla Shekerinsa. Ndërkohë në Prokurorinë për krim të organizuar dhe korrupsion është duke u procedua hetimi për “cenim terrorist të rendit kushtetues” në lidhje me zhvillimet e përgjakshme në Kuvend.
Për këtë vepër aktualisht dyshohen 36 persona. Në mesin e tyre janë ish drejtori i BSP-së Mitko Çavkov, 6 deputet të VMRO-DPMNE-së, organizatorët e protestave si dhe të dyshuar të tjerë. Organi akuzës nuk përjashton zgjerimin e hetimit. /albeu.com/