Home KRYESORE Vasili: Te gjithë bashkë në 27 janar kundër derrave të kënaqur të...

Vasili: Te gjithë bashkë në 27 janar kundër derrave të kënaqur të qeverisë.

Nga Petrit Vasili

Në 27 janar protestojmë kundër varfërisë.
Kundër atyre, që u bëjnë presion të varfërve me bukën e gojës.

Kundër atyre, që kanë zaptuar qeverinë e nuk bëjnë asgjë, por grabisin paratë e shqiptarëve me koncesione e tendera.

Ata, që lenë naftëtarët pa bukë dhe tallen me hallin e tyre, që lenë mijëra të rinj rrugëve pa punë e pa shpresë, që i detyrojnë mijëra gra e burra të Shqipërisë të braktisin këtë vend të bekuar dhe të enden në mëshirë të fatit në dhe’ të huaj.

Ata, që me arrogancën e derrave të kenaqur e të panginjur e shkretuan këtë vend dhe ua bënë dhuratë një dore oligarkësh.

Protestojmë, që ilaçet dhe jeta që janë e drejtë e çdo qytetari të mos shndërrohen në sevap të një kryeministri mizor e të pashpirt.
Protestojmë, që arsimi publik të mos jetë shfrytëzuesi pa mëshirë i studentëve dhe familjve të varfra, duke u rrëmbyer edhe lekun e fundit për t’ia dhuruar privatëve.

Protestojmë, që drejtësia të jetë njëlloj për të gjithë dhe jo një drejtësi që fal kryeministrin dhe burgos të varfërit derisa lenë dhe jetën burgjeve.

Protestojme qe policia te luftoje kriminelet e trafikantet dhe jo protestuesit e thjeshte.

Protestojme kunder atyre qe mbushen shkollat e femijve me droge.

Protestojmë kundër kryeministrit, që mbush me plehra Shqipërinë.

Share: