Home KRYESORE Rruga Tiranë-Elbasan, në hetim ish-zyrtarë të lartë të Ministrisë së Transporteve

Rruga Tiranë-Elbasan, në hetim ish-zyrtarë të lartë të Ministrisë së Transporteve

Prokuroria e Krimeve të Rënda që po heton abuzimet me tenderat dhe dyshon se janë përfshirë ish-zyrtarë të lartë të Ministrisë së Transporteve. Hetimet nisën pasi Damian Gjiknuri bëri kallëzimin në prokurori në dhjetor të vitit të kaluar. Burimet i thanë Tv Klan se po hetohen zyrtarë edhe më të lartë se ish-drejtori i Rrugëve, Dashamir Xhika që është i arrestuar për shpërdorim detyre dhe abuzim me tendera.

Për këtë dosje krimet e rënda kanë nxjerrë 3 masa arresti: Për ish-drejtorin e rrugëve Dashamir Xhika dhe dy ish-zyrtarë, Albens Alite dhe Aksel Qurduka. Të tre ish-zyrtarët dyshohen për korrupsion dhe shpërdorim detyre me fondet dhe projektet për rrugën Tiranë-Elbasan, me një dëm që prokuroria e përllogarit në 80 milionë euro.

Por, për rrugën Tiranë-Elbasan janë depozituar dy kallëzime në prokurori:Nga ministri Damian Gjiknuri më 12 dhjetor 2017, bazuar në një audit të brendshëm dhe nga prokuroria e Elbasanit për dosjen e rruges Elbasan-Gjinar. Sakaq, dosja e rrugës Elbasan-Gjinar do të shkojë tek Krimet e Rënda për t’u bashkuar me dosjen e rrugës Tiranë-Elbasan./opinion.al

Share: