Home KRYESORE Tenderat/ Prokuroria merr në pyetje Haxhinaston

Tenderat/ Prokuroria merr në pyetje Haxhinaston

Ish – ministri i Transporteve Edmond Haxhinasto sot deputet i LSI është paraqitur sot përpara Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Mësohet se Haxhinasto do të pyetet për vendimarrjet e tij gjatë kohës kur ishte ministër në qeverinë Rama 1.

Ai po pyetet nga Prokuroria në lidhje me çështjen e korrupsionit të rrugës Tiranë-Elbasan. Ish – ministri i LSI-së pritet të japë deklaratat e tij në lidhje me abuzimet që janë bërë në ndërtimin e kësaj rruge dhe tenderat e dhëna prej tij gjatë kohës kur ushtronte detyrën e ministrit të Transporteve.

Për dosjen e rrugës Tiranë-Elbasan është arrestuar ish-drejtori i ARRSH, Dashamir Xhika, por edhe Albens Alite dhe Aksel Qurduka, ish-drejtor i Njësisë së Menaxhimit të Projektit të rrugës Tiranë-Elbasan. Hetimet nga prokuroria nisën pas kallëzimit nga KLSH në 2016 për dëm ndaj shtetit me vlerë 54 mln euro për abuzime në rrugën Tiranë-Elbasan, por që janë ripërsëritura në një kallëzimi i dyte të ministrit Gjiknuri në 2017.

Sakaq, për Xhikën dhe ish-drejtorin tjetër të kohës së PD, Andi Toma ka hetime edhe nga prokuroria e Elbasanit sa i përket aksit Elbasan-Gjinar. Sot Gjykata e Apelit në Durrës i ka refuzuar Dashamir Xhikës dhe Andi Tomës lirinë duke i lënë në arrest me burg. Në burg ka mbetur edhe Rexhep Tarba, mbikëqyrësi i punimeve në rrugën e Gjinarit.

Share: