Home KRYESORE Erion Brace i shkruan hapur Blendi Fevziu

Erion Brace i shkruan hapur Blendi Fevziu

Nga Erjon Braçe

Fol me mua, jo me partinë

Une nuk e kam permendur asnjehere te vetme ne keto 72 ore Ate!!

Asnjehere.

Por mjafton qe une te pershkruaj nje fenomen, per me teper negativ dhe Ai eshte aty, vetidentifikohet dhe gjithe shenjat qe ka lene diktatura e dhunshme mbi te, i gervishin fort qenien aq sa i klith Partise:

Mbylli gojën atij që flet për fenomenin.

Klubin e “1 milion eurove të para”

Nuk ka argument, vec fyen, tipari i arrogances se “1 milion eurove te para”;

Fol me mua, jo me Partine o qyq!!

Pergjigja qe lexova ishte thjesht nje batute e lodhur dhe e dehur qe heren e pare, asgje me shume, patjeter qe deshmon nervozizem, por edhe zbrazeti.

Sa here qe lexoj njerez qe nuk kane mendim te tyre por citojne batutat e njerezve te njohur, kete mendoj:

Sa bosh janë! Sa kot janë!

Kujtoja se te lexosh ben te mundur te arrish te mendosh vete e artikulosh po mendimin tend.

Por nuk eshte ky problemi, asfare.

Problemi eshte korrupsioni, pasuria e vene me pa te drejte, perfitimi maramendes nga favoret e pushtetit, perfshire symbylljen per taksat.

I kam dedikuar thuajse gjithe jeten time politike betejes me korrupsionin, me fakte e prova te dokumentuara.

Pikerisht per kete kam qene i mbikqyrur, i markuar, i sulmuar, por kurre i pergenjeshtruar, i ndeshkuar apo denuar per te paverteta. Kurre.

E dini pse?

Sepse dokumentat nuk te lene asnjehere te gabosh, reshkasesh tek e pa verteta.

Kujtoj pasurine e Familjes, pastaj Armon, Albpetrolin, OSSH, 4 HC nga Ulza ne Bistrice, rrugen e Kombit, te Vlores e Tepelenes, rafinerine e Cerrikut, portin e Durresit, pronat ne Bregun e Jugut, pronat ne Gjirin e Lalzit gjithashtu, kromin e Bulqizes dhe bakrin e Pukes, naften e Bankersit dhe Stream Oil, lumin e Koncesioneve familjare e politike ne cdo rreke te Shqiperise;

patjeter CEZ-in, si mund te mi falnin Ata, pronari i gazetes dhe AI, 9 kompanite e famshme te zhvatjes se borxheve, tamam ne nje dite si kjo?!

E bene sot, por duke fyer ama, pa asnje te vertete me vete.

Ndaj Ai eshte i shqetesuar, shume i shqetesuar aq sa klith:

Mbylljani gojën!

Ka harruar se kohet kane ndryshuar pa fund dhe liria per te thene te verteten nuk mund te kembehet me asgje.

Te pakten une se kembej me gje.

As me para, as me prona, as me placka, as me poste partie.

Ndaj jam i lire te them te verteten.

Patjeter qe mirpres kritika, kurre nuk i refuzoj ato, mundohem te reflektoj mbi cdo gje qe eshte reale dhe me ben mire; pres dhe fyerje, jam mesuar.

Nuk ka top balte, madje nga keta te shtrenjtet qe e gjuajne keta “zengjinet e rinj”, qe te mos kete fluturuar drejt meje. Por kurre nuk me ka bere pis.

Ai e di kete; delegjitimimi i gjithkujt qe thote te verteten eshte qellimi i makines se baltes dhe Ai eshte i bindur qe tek une nuk ka sukses, fare.

Jetoj ne te njejten shtepi vetem 87 meter katror, te blere permes nje kredie prej 5 milion lekesh te cilen vijoj ta paguaj muaj per muaj, bej nje jete qe shume nga njerezit e mi e shquajne prej asketi, as qe i dua e per kete arsye nuk kam, nuk vesh, nuk shfaq, nuk mburrem me placka prej markash, nuk sjell rrobaqepes prej Italise per te qepur ketu, por i besoj nje shkodrani te thjeshte, artizan i pashoq tek sheshi Ëillson per te qepur nje xhakete e nje pale pantallona, ashtu sic Arianit nje kemishe e lumturohem pa fund qe jam klient i punes se tyre dhe po aq kur perfitoj nga uljet e tyre; nuk kam asnje ore me te cilen te mburrem, por i kam 4 ora “patatinash” sic i shquajne keta “milionshat”, sëatch me ngjyra dhe ndjehem shume mire, sic per kapucin, shallin etj, me ndjeni, une nuk jam Ai tu tregoj dhe per te brendshmet.

Pikerisht se keto nuk i delegjitimon dot, klith tek Partia.

Nejse; lexova rrefimin dritherues e teresisht poetik dhe ky ka rendesi.

Te pakten per mua.

Ai ka trokitur gabim.

Edi Rama nuk ka qene kurre drejtor i agjencise se Kthimit e te Kompesimit te Pronave.

Edi Rama nuk ka marre kurre nje vendim per kthim apo kompesim pronash.

Edi Rama nuk ka patur kurre ne dore te shpronesoj kend, shtetin jo e jo.

Edi Rama nuk i ka patur asnjehere keto funksione as ne vitin 2008 e as ne vitin 2009.

Quhet Sali Berisha kryeministri qe i ka bere keto, madje edhe shpronesimin e shtetit mu ne mes te Tiranes, publikut, qytetareve te Tiranes, per t’ja dhene nje grushti privatesh.

Letrat i kam une, prej vitit 2008!

Pastaj edhe ne vitin 2009. I mbaj ne arkiven time qe kurre te mos flas pa to.

As qe e mendoj se mund te jene paguar para per kete. S’ka qene hic nevoja. Kujtoj TV-ne e asaj periudhe dhe per mua eshte shume e qarte se me cfare eshte “paguar”.

Ndaj e gjithe ligjerata e sotme, ndjese qe e ngrita ne kete nivel por me shkoi vetiu ne fjali, me ngjan si ai shperthimi i disa javeve me pare, per dreq drejtuar serish Edi Rames:

“Mos me fol mua per 21 janarin, je ne pushtet tani dhe futi ne burg ata qe vrane me 21 janar”!!

Dhe nga kush, nga Ai qe me nje shkop ne dore na tregoi si vrases nje plak flokethinjur qe me cader ne dore kishte vrare Ziver Veizin!!

Ja mu keshtu ishte kjo letra e sotme, nga Ai, nga i njejti qe tamam pas kesaj te 21 janarit nuk duhet te ishte me ne nje ekran, por duke kerkuar nje ndjese te thelle te largohej nga profesioni me i ndershem ne bote, profesioni i gazetarit.

Ndaj kushdo qe fshehur pas nje hashtagu me kujton qe kam dy dite qe po merrem me nje gazetar dua ti kujtoj 21 janarin, jo te Berishes por te gazetareve; per mua i tille eshte Fatos Mahmutaj. Te te pyes, a e mban mend? U plagos mu ne tavolinen e medias, krah Hekuran Dedes e Sokrat Godes me 21 janar. Eshte gjalle dhe do jete jetgjate. Edhe Tan Hoxha e Vin Daja, edhe Karlo gjithashtu.

Ndaj kur Ai flet per akuza ne tym, shpifje dhe mi vesh mua, do te vijoj ta zhvesh me 21 janarin, 21 janarin e tij ne funksion te 21 janarit te Berishes.

Ky eshte profesioni i tradhetuar; ne emer te perfitimeve, plackes e pasurise.

Une nuk e bej kurre kete; nuk jam nga ai soj, nuk jam i klubit te “1 milion eurove te para”.

E kam zgjedhur te jetoj e sherbej keshtu; te jem i lire kunder korrupsionit.

I bindur se korruptimi i antikorrupsionit do jete nje deshtim i madh, produkt i nje alenace mes politikes dhe biznesit te korruptuar, medias gjithashtu.

Ne fund dua te shtoj dy gjera, nisur nga fakti qe ndokush mund te jete gabuar;

Une nuk shkruaj ne emer te Partise sime, jo, e dine te gjithe qe e bej nen emrin tim personal, qarte, troc e ballazi.

Ndaj fol me mua, jo me partinë.

Nuk po shqitem dot nga ekrani i kompjuterit, do ta them dhe kete;

Edi Rama nuk do të ndërrojë kastën e korruptuar të gjykatësve?

Po kete si e the? Si ka mundesi qe e the dhe kete?

Meqe jemi ketu po e shtoj dhe nje here nje pyetje:

Cili është qendrimi i këtij për reformën në drejtësi? Dini gjë?

Share: