Home KRYESORE Harta e Fytyrës dhe ndryshimet në lëkurën tonë pasqyrojnë probleme të organizmit!

Harta e Fytyrës dhe ndryshimet në lëkurën tonë pasqyrojnë probleme të organizmit!

Nëse mendjet tona janë të lidhura ngushtë me mirëqenien, është e qartë se problemet e lëkurës mund të jenë një tregues për probleme të shëndetit të brendshëm. Në fakt, sipas Hartës së Fytyrës, ajo FSHIKËZA ç’farë duket në sipërfaqen e lëkurës suaj mund t’iu japë një pasqyrë të qartë edhe për atë çka po ndodh ZEMRA brenda trupit dhe organizmit.

Harta e Fytyrës është e bazuar në filozofitë e lashta të Mjekësisë Kineze dhe Ayurvedike të cilat lidhin ndryshimet në lëkurën tonë me mjedisin tonë të brendshëm. Kjo na ndihmon për të diagnostikuar rrënjët e problemeve tona të brendshme duke u sinjalizuar paraprakisht për shqetësime të tjera të shëndetit që kanë pak më tepër nevojë për dashuri dhe vëmendje. Lexoni, për të gjetur pikërisht atë që lëkura juaj është duke u përpjekur tiu tregojë për shëndetin tuaj të brendshëm.

Zona e Ballit

Lidhet me mëlçinë dhe fshikëzën e tëmthit Shpjegimi: E para është e lidhur me aktivitetin e sistemit nervor dhe tretjen. Prandaj, stresi dhe sistemi i ngadaltë i tretjes mund të jenë shkaktarë të këtij problemi. Mëlçia është një nga organet më vitale të trupit. Ajo është përgjegjëse për shumë funksione të rëndësishme që lidhen me tretjen, metabolizmin, imunitetin dhe ruajtjen e ushqyesve që trupi ka nevojë për të mbijetuar. Për më tepër, mëlçia është një gjendër që pastron trupin nga helmet që depozitohen në organizëm.

Në fakt, mëlçia është e vetmja pjesë e trupit tuaj që është edhe një organ dhe një gjëndër. Një mëlçi e shëndetshme rregullon përbërjen e gjakut, largon toksinat e dëmshme nga gjaku, dhe konverton ushqyesit e absorbueshëm nga zorrët gjatë tretjes në formën e duhur që trupi mund ti përdorë sipas nevojës. Ajo gjithashtu ruan disa vitamina, hekurin dhe glukozën e thjeshtë. Një mëlçi e pashëndetshme nga ana tjetër mund të rrisë rrezikun e obezitetit, sëmundjeve kardiovaskulare, lodhjes kronike, dhimbjes së koks, problemet e tretjes, alergjive dhe shumë problemeve të tjera shëndetësore.

Çfarë duhet të bëni: Shumë ushqime mund të ndihmojnë për të pastruar, rigjeneruar dhe ç’helmuar mëlçinë. Shmangni sheqerin e rafinuar, yndyrnat e hidrogjenizuara,ushqimet e proçesuara dhekonsumoni sa më shumë fruta dhe perime të pasura me fibra për të mbajtur sistemin e tretjes në lëvizje. Stresi me vizualizimin, meditimin, joga ose ç’farë do lloji gjëje tjetër që mundtju ndihmojë të relaksoheni.

Ushqimet më të mira për pastrimin e mëlçisë janë: çdo ditë 1 filxhan çaji tarasago dhe çaji jeshil, 1 lugë çaji turmerik dhe xhinxher, 2 kokrra arra, 1 kokërr mollë ose lëng molle, 1 kokërr avokado, 3-4 thelbinj hudhra, 100 gr brokoli, 1 gotë ujë të ngrohtë me lëng limoni, qitro, 2 lugë gjelle vaji i ulliri, drithra pa gluten, fara koriandre, jeshilet, karrota dhe panxhari i kuq. Të gjithë këto ushqime duhet të jenë të përditshme në mënyrë që mëlçija të pastrohet nga toksinat dhe yndyrnat e pashëndetshme.
Zona e anës së djathtë të hapësirës midis vetullave

Lidhet me emocionet e ruajtura në mëlçi

Shpjegim: Shprehjet e fytyrës janë një tregues se si ne ndihemi. Megjithëse harta e fytyrës kanë qenë përdorur për shekuj për të na ndihmuar dhe për të dalluar se në cilën pjesë stresi është më shumë i theksuar, dhe se si ndikon në shëndetin tonë të brendshëm, problemet e lëkurës dhe rrudhat në këtë zonë mund të tregojnë zemërimin e pashprehur që ju mbani prej kohësh në mëlçi.

Çfarë duhet të bëni? Fshijeni këtë zemërim! Provoni joga, këshillimin, mjekësinë alternative Reiki nga budisti japonez Mikao Usui, ushtrimet e përditshme fizike apo çfarëdo lloj tjetër terapie që është e nevojshme për të larguar emocionet negative. Reduktoni pijet me gaz dhe alkoolin.
Zona e anës së majtë të hapësirës midis vetullave

Lidhet me emocionet e ruajtura në shpretkë

Shpjegim: Rrudhat këtu mund të tregojnë emocionet e pashprehur që janë ruajtur në shpretkën tuaj. Çfarë duhet të bëni? Eksploroni teknika për lirimin e energjisë emocionale negative të akumuluar. Provoni joga, këshillimin, mjeksinë alternative Reiki, ushtrimet e përditshme fizike, meditimin etj.

Zona e syve

Lidhet me nyjet, tiroidet dhe zorrët

Shpjegim: Thuhet se sytë janë dritare e shpirtit, por ato gjithashtu mund të jetë një dritare për shëndetin tuaj. Rritja e ngjyrës së bardhë në iris mund të reflektojë degjenerimin e nyjeve, ndërsa zvogëlimi i irisit është i lidhur me problemet e pergjithshme të njyjeve dhe kyçeve. Njollat e shfaqura në iris tregojnë keqabsorbimin në zorrë. Në qoftë se vini re një unazë me ngjyrë të lehtë rreth irisit, kjo tregon se e keni tepruar me sheqerin e rafinuar dhe kripën e gjellës, duke i zëvëndësuar këto me stevia, shurup panje, shurup agave, sheqer demerara ose kripën e gjellës me Miso, kripë Himalaje, Qiproje, Hawaiane, të zezë Indiane, të jodizuar Greke etj.

Çfarë duhet të bëni:

Jepni kyçeve tuaja pak dashuri me ushqime anti-inflamatore, të tilla si peshk, arra, vaj dhe fara lini, lëng kockash, turmerik dhe xhinxher. Hiqni dorë nga ushqimet e proçesuara pasi shkaktojnë inflamacionin.

Zona nën sy

Lidhet me veshkat

Shpjegim: Ënjtja dhe fryrja e qepallave dhe pjesës nën sy lidhet me funksionin e ngadaltë të veshkave. Qeskat e zeza gjithashtu mund të tregojnë dëmtimin e funksionit të veshkave.

Çfarë duhet të bëni: Pini shumë ujë të filtruar, pasi dehidratimi i veshkave ndalon kryerjen e funksioneve të tyre thelbësore. Reduktoni stresin dhe kujdesuni që të bëni një gjumë të qetë. Gjithashtu, shmangni kafen dhe alkoolin, të cilat janë dehidratuese, duke i zëvëndësuar me ujë kokosi, lëngje frutash dhe kafe elbi.

Zona e mollëzave

Lidhet me mushkëritë, keq absorbimin dhe metabolizmin e ngadaltë

Shpjegim: çngjyrosja dhe njollat në mollëza tregojnë veprim më të ngadaltë metabolik dhe përthithje më të ulët të lëndëve ushqyese. Mollëzat janë gjithashtu të lidhura tradicionalisht me funksionin e mushkërive.

Çfarë duhet të bëni: Ushtrime me frymëmarrjen për futjen e oksigjenit në mushkëri dhe për të rritur kapacitetin e funksioneve të mushkërive dhe nxitjen e metabolizmit. Sigurohuni që ta përtypni mirë ushqimin, kështu do të reduktoni problemet me tretjen dhe do të ndihmoni abosrbimin e lëndëve ushqyese.

Zona e hundës

Lidhet me sistemin kardiovaskular

Shpjegim: Hunda juaj, sipas Hartës së Fytyrës besohet të jetë e lidhur me qarkullimin e gjakut, kështu që problemet e lëkurës në këtë zonë mund të sugjerojë probleme të presionit të gjakut.

Çfarë duhet të bëni: Duhet të rritni sasine e konsumit të ushqimeve të shëndetshme si: avokado, arra, tahini, vaj ulliri ekstra i virgjër dhe vaj ose fara lini, fara Kia, turmerik, çaji jeshil, spec djegës Cayenne, hudhra, murriz, hibiskus, fara pishe dhe sojë. Kufizoni konsumin e alkoolit dhe kafesë, e cila mund të stimulojë artificialisht sistemin tuaj kardiovaskular.

Zona e buzës së poshtme

Lidhet me sistemin e tretjes së ushqimit

Shpjegim: Në veçanti, problemet në buzën e poshtme mund të pasqyrojnë funksionin e zorrëve. Njollat kafe mund të përfaqësojnë probleme me dispepsi (mostretje) ose pamjaftueshmëri të enzimës tretëse.Gjithashtu mund të tregojë praninë e e krimbave ose parazitëve në rritje të jashtëzakonshme në zorrë. Buzët me ngjyrë të zbehtë tregojnë fazat e hershme të anemisë.

Çfarë duhet të bëni: sigurohuni që të përfshini shumë ushqime të pasura me hekur në dietën tuaj, të tilla si bishtajoret, perimet me gjethe jeshile dhe pak mish të kuq pa dhjamë (në qoftë se nuk jeni vegjetarian, natyrisht).

Zona e gjuhës

Lidhet me mushkëritë dhe mbingarkesë toksinash

Shpjegim: Gjuha juaj është një udhëzues i mrekullueshëm për shëndetin tuaj të brendshme.  Të dhëna më të mira i marrim nga ato ç’farë shihni në sipërfaqen e saj pas zgjimit në mëngjes. Qarqet e bardha që krijohen në mes dhe në zonën e pasme mund të tregojnë përmbajtje të toksinave në zorrë. Gërryrjet në skajet e jashtme të gjuhës mund të jenë të lidhura me funksionin nën optimal të mushkërive.

Çfarë duhet të bëni: konsumoni lëngje detoksifikuese për të larguar toksinat e padëshiruara. Provoni një detoks 3-ditor me lëngje frutash ku mund të shtoni disa superushqime jeshile, dhe të provoni të pastroni gjuhën tuaj me këto mjete. Për mbështetje shtesë të mushkërive, provoni disa ushtrime për shëndetin kardiak dhe meditim me frymëmarrje të thellë.

Zona e mjekrës

Lidhet me çrregullimin e hormoneve dhe stresin

Shpjegimi: Zonja, a keni vënë re ndonjëherë, që mjekra juaj ka tendencën për të krijuar disa njolla për rreth saj. Kjo për shkak se pikërisht kjo është zona e fytyrës ku manifestohet ç’ekuilibri hormonal dhe emocionet sresuese.

Ç’farë duhet të bëni: Provoni Maka pluhur për balancë hormonale, duke shmangur produktet e panatyrshme të bukurisë apo pastruesit kozmetikë, të cilat kanë prirjen të përmbajnë toksina që ndërhyjnë me sistemin endokrin. Gjithashtu, falini lëkurës suaj një kujdes të veçantë dhe pak më shumë dashuri dhe vëmendje paërpara datës së periodave.

Gjithashtu merrni masa për të reduktuar stresin dhe trajtojeni trupin tuaj të bukur duke bërë më shumë pushim dhe gjumë. Nese doni të përdorni maka për të trajtuar problemin e akneve duhet ta filloni nga një dozë e vogël duke e shtuar gradualisht pas disa ditëve. Maka është një superushqim që do t’ju dhurojë shumë më tepër energji seç jeni mësuar të keni. Gjithashtu do t’ju japë një efekt të menjëhershëm në balancimin e sistemit hormonal. Ndaj nëse përdorni që në fillim një dozë të lartë ndoshta do të përjetoni hiperaktivitet ndjenjash ose një përkeqësim të përkohshëm të akneve.

Nëse ju ndodh kjo, mos u frikësoni, thjesht ulni pak dozën ditore të Makas. Për një person me një peshë mesatare prej 65-68 kg është normale të fillohet me një lugë çaji Maka pluhur në ditë e tretur në një filxhan me ujë të ngrohtë. Një lugë çaji zë rreth 3 gr. Nëse ndiheni rehat me këtë dozë pas një jave, ju mund ta rrisni dozën deri në 1 lugë e gjysmë çaji. Ju mund të vazhdoni ta rrisni dozën e Makas javë pas jave deri ne 3 lugë çaji në ditë (ju më tepër se kaq), për sa kohë nuk ndieni shqetësime.

Disa mënyra të tjera efikase për të reduktuar aknet në fytyrë.

• Ndërroni këllëfët e jastëkut përditë, ose një natë flini nga njëri krah dhe natën e dytë kthejeni jastëkun nga krahu tjetër dhe pastaj mund ta ndërroni. Djersa, pështyma dhe qelizat e vdekura të lëkurës përhapen në këllëfin e jastëkut dhe nuk rekomandohet të flini sërish mbi këtë sipërfaqe pasi e keni larë dhe pastruar mirë fytyrën.

• Pastroni ekranin e telefonit tuaj vazhdimisht me një pambuk me alkool. Duke mbajtur një telefon të papastruar dhe me yndyrë ngjitur në faqen tuaj me siguri do t’iua shtojë problemet e lëkurës. Mendoni për gjithë gjërat që prekni gjatë ditës, vazhdimisht duke përdorur ekranin me touchscreen dhe pas kësaj e vendosni ngjitur me lëkurën tuaj.

• Vendosni vazo me lule në ambjentet ku punoni ose flini. Sidomos nëse jetoni në një qytet të mbipopulluar. Lulet çlirojnë Oksigjen, dhe pastrojnë mirë ajrin edhe në shtëpinë apo zyrën tuaj.Vendosni një vazo me lule përkrah kokës së krevatit.

• Merrni rregullisht disa doza Filiz Elbi pluhur. Ai është i pasur me antioksidantë dhe ushqyes që detoksifikojnë dhe pastrojnë trupin. Gjithashtu përmban enzima që riparojnë dhe rigjenerojnë indet e dëmtuara të lëkurës.

Shumë ushqime kurative të cilat promovojnë organizmin e shëndetshëm dhe lëkurën e pastër gjenden lehtësisht në rrjetin e dyqaneve N. Neranxi.

Share: