Home KRYESORE Meta: Nuk ka patur dhe nuk do këtë veto të Greqisë për...

Meta: Nuk ka patur dhe nuk do këtë veto të Greqisë për integrimin e Shqipërisë

I ftuar në emisionin ‘Studio e Hapur’ të gazetares Eni Vasili në News24, presidenti i Republikës Ilir Meta ka folur për procesin e negociatave me Greqinë. I pyetur nëse do e firmosë marrëveshjen me Greqinë nëse Shqipëria humbet hapësirë detare, presidenti Ilir Meta u shpreh se ai do përmbushtë të gjitha detyrimet kushtuese.

“Unë do përmbush të gjitha detyrimet kushtetuese. Pra që të jetë sa më e blinduar nga ana kushtetuese dhe pikat e saj janë të detyrueshme. Unë mendoj se kjo duhet të jetë një marrëveshje e drejtë për të dyja vendet që do mbetet gjithmonë”- tha Meta.

Gjithashtu kreu i shtetit ka komentuar dhe deklartatat se në rast të mos arritjes së marrëveshjes Shqipëria nuk do të marrë statusin e vendit kandidat, si pasojë e vetos nga Greqia.

Meta tha se ” Nuk ka patur dhe nuk do këtë veto të Greqisë për integrimin e Shqipërisë”.

Pjese nga intervista:

Zoti Meta po flisnim për plotfuqishmërinë dhe pyetja ime është kjo: Çfarë duhet të bëjë qeveria që ju të jepni plotfuqishmërinë?

Të vazhdojmë këtë bashkëpunim që të ecim në shina kushtetuese sepse ky është interes i përbashkët.

Kryeministri Tsipras ka parashikuar vizitë në Korçë? Mund të nënshkruhet marrëveshja para vizitës së tij?

Nuk komentoj deklarata zyrtare dhe jo zyrtare dhe e drejtë për dy vendet është që të firmoset që sot, por çdo gjë duhet të bëhet në mënyrën më të pjekur dhe të mos jemi në një situatë të padëshirueshme për të gjithë.

Pse insistoni kaq shumë për pikat që parashikon GJK?

Unë dua që këtë proces ta blindoj nga ana Kushtetuese dhe përmbarsore.

Do e firmosni marrëveshjen me Greqinë nëse humbasim territor?

Unë do përmbush të gjitha detyrimet kushtetuese. Pra që të jetë sa më e blinduar nga ana kushtetuese dhe pikat e saj janë të detyrueshme. Unë mendoj se kjo duhet të jetë një marrëveshje e drejtë për të dyja vendet që do mbetet

Share: