Home KRYESORE Horoskopi, 06 mars 2018

Horoskopi, 06 mars 2018

Dashi
Parashikohet një pozitive, por me ritme që vërtet do ta keni të vështirë t’i përballoni. Një takim i papritur do të bëjë që fusha sentimentale të ndryshojë totalisht. Hëna ju bën disi melankolike.

Demi
Do të keni shumë ide për të parashtruar, por edhe shumë mënyra për t’i shfrytëzuar, por për këtë duhet t’u imponoheni eprorëve. Nuk ju lejohet më të hidhni hapa të gabuara në aspektin ekonomik.

Binjakët
Sot Hëna në “opozitë” me ju do të bëjë të jeni nervozë e për pasojë të nervozizmit gabimet në vlerësimin e gjërave do të jenë më të pranishme. Nëse dëshironi të evitoni “përplasje” mundohuni të kontrolloni impulsivitetin tuaj.

Gaforrja
Mund të përforconi pozitat tuaja jo vetëm në shoqëri, por edhe në sektorin ku punoni, duke përfituar (për këtë i keni të gjitha aftësitë) nga një rast i mirë që do t’ju paraqitet. Jeni disi nënvleftësues ndaj partnerit.

Luani
Me një kuadër yjor kaq të favorshëm, nuk do ta keni aspak të vështirë të korrni suksese në të gjitha fushat. Do të jeni tepër energjikë në punë dhe shumë pasionalë në dashuri. Një miqësi e re në horizont.

Virgjëresha
Jo gjithçka do të shkojë sipas parashikimeve tuaja, e kjo ndoshta do ju dëshpërojë disi, por nuk ka asnjë arsye për t’u shqetësuar. Në fushën sentimentale gjërat do të shkojnë më mirë nëse tregoheni tolerantë.

Peshorja
Edhe pse sot Mërkuri e Marsi mund të hedhin “vickla” në përgjithësi dita do të jetë mjaft e mirë dhe ndonjë moment tensioni të vogël do ta eliminoni me komunikueshmërinë tuaj. Sodisfaksione profesionale.

Akrepi
Qielli juaj nuk është edhe aq pozitiv, por megjithatë, falë aftësive tuaja të rralla për të dalë nga situatat edhe sot do t’ia dilni mbanë, ndonëse edhe për këtë do të ketë një kosto. Sa të ftohtë ndaj partnerit!

Shigjetari
Me Mërkurin dhe Uranin pozitiv në shenjë, dita e sotme jo vetëm që do të jetë e mirë në përgjithësi, por do t’i japë një shans të madh krijueshmërisë suaj. Një njohje e re mund të shënojë fillimin e një pasioni të ri.

Bricjapi
Një problem i pazgjidhur akoma ju krijon jo pak stress-e, por nëse e shihni dhe e shqyrtoni problemin nga një këndvështrim tjetër, atëherë do të zbuloni se ka zgjidhje shumë më optimale. Mirë shëndeti.

Ujori
Sot të gjitha energjitë tuaja duhet të jenë orientuar nga fusha profesionale, pasi është një kuadër yjor, me Uranin në krye, që favorizojnë së tepërmi këtë aspekt. Edhe në planin sentimental jeni joshës.

Peshqit
Me Hënën në një pozicion shumë të favorshëm, sot do të keni një aleat më shumë si në fushën profesionale, ku priten ndryshime pozitive, ashtu edhe në atë sentimentale. Ruhuni nga ata që ju hiqen si miq.

Share: