Home KRYESORE Shkodra nën ujë, me qindra hektarë tokë të përmbytura. per prefektin nuk...

Shkodra nën ujë, me qindra hektarë tokë të përmbytura. per prefektin nuk eshte gjendje e jashtezakoshme!

Situata është tejet kritike në Shkodër, ku janë përmbytur me qindra hektarë tokë. Të dhënat e publikuara sot në mëngjes nga Ministria e Mbrojtjes tregojne se shumë fshatra janë izoluar, dhe është dëmtuar ujësjellësi.

Pavaresisht kesaj duhet kujtuar se kryetarja e Bashkise Shkoder beri thirje per te vendosur gjendjen e jashtezakoshme dhe prefekti, si perfaqesues i kryeministrit ne qark e kundershoi!

Pasqyra e plotë e permbytjes në Shkodër

Bashkia Vau-Dejës: Njësia Administrative Bushat, janë përmbytur 300 ha tokë dhe 10 ha jonxhë në fshatin Fshati i Ri, si dhe është dëmtuar Ura e Gjolulit.

Bashkia Shkodër: Njësia Administrative Dajç, janë përmbytur 430 ha tokë.

Në fshatin Darragjat 10 ha tokë nga të cilat 5 ha janë të mbjella foragjerë.

Në fshatin Shirq 110 ha tokë nga të cilat 40 ha janë të mbjella foragjerë.

Në fshatin Mushan 35 ha tokë nga të cilat 30 ha janë të mbjella foragjerë.

Në fshatin Sukaj 50 ha tokë, nga të cilat 5 ha janë të mbjella foragjerë.

Në fshatin Dajç 275 ha tokë, nga të cilat 10 ha janë të mbjella foragjerë.

Aksi rrugor rural që lidh fshatin Darragjat me fshatin Shirq është i bllokuar nga rritja e nivelit të ujit. Është i kalueshëm vetëm me mjete të larta.

Në fshatin Trush janë bllokuar kanalet anësore dhe ka përmbytje të tokave që janë afër rrugës.

Në Njësinë Administrative Bërdicë janë përmbytur rreth 20 ha tokë.

Prurjet e lumit Drin janë rritur shumë.

Njësia Administrative Ana e Malit, janë përmbytur 1 000 ha tokë, si dhe 370 ha jonxhë, 180 ha foragjerë, 442 ha livadhe, 1 ha vreshta, 2 ha sera dhe 5.2 ha bimë dekorative.

Në fshatin Obot janë përmbytur 310 ha tokë.

Në fshatin Oblikë 290 ha tokë.

Në fshatin Muriqan 400 ha tokë.

Në fshatin Obot, Forcat e Armatosura nga Reparti Ushtarak Vau-Dejës kanë shkuar për ndihmë për transportimin e komunitetit me 1 mjet transporti dhe 2 varka.

Në fshatin Obot disa segmente rrugore janë bllokuar. Ujësjellësi Oblika është përmbytur dhe është jashtë funksionit dhe rreth 800 banorë nuk kanë furnizim me ujë të pijshëm. Rrezikon të përmbytet dhe Ujësjellësi Oblika 2.

Në Njësinë Administrative Gur i Zi, konstatohet fenomeni i erozionit në tokat bujqësore dhe janë gërryer rreth 3 ha tokë në 800 ml gjatësi.

Në fshatin Kuç dhe Vukatane janë përmbytur 5 ha livadhe.

Share: