Home Approccio Italo Albanese Lezha tashme me një qëndër të re multifunksionale ku merren shërbime shendetesore...

Lezha tashme me një qëndër të re multifunksionale ku merren shërbime shendetesore falas

Nga Gjergj Figuri

Gratë dhe fëmijët me probleme dhe nevoja të ndryshme sociale në Lezhë do të kenë një qëndër të re multifunksionale ku do të marrin shërbime shendetesore falas. Kjo qëndër është inauguruar sot dhe do të sherbejë si qendër diagnostikuese dhe ekzaminuese ndërsa do të zhvillojë format për parandalimin e sëmundjeve, zhvillimin e vetëdijësimit të rolit të gruas ndërsa mundëson realizimin e një sëre shërbimesh shëndetesore. Me ndërtimin e kësaj qëndre është siguruar realizimi i disa shërbimeve si fizioterapi, neopsikiatër, pediatër, psikomotorist, okulist, gjinokolog, onkolog, obstretik etj. Në inaugurimin e kësaj qëndre krahas autoriteve vendore kanë qënë të pranishëm edhe edhe ambasadori italian në vendin tonë Alberto Cutilio si dhe zv. Ministërja e shëndetësisë znj.Mira Rakacolli. Në fjalën e tij përshëndetëse, Kryetari i Bashkisë Lezhë Fran Frrokaj tha se realizimi i kësaj qëndre është një prej investimeve më të rëndësishme në Lezhë dhe që ka në fokus shëndetin e kategorive sociale.

“Në emrin e Bashkise Lezhë dhe emrin tim, ju falenderoj për kontributin qe keni dhënë në realizimin e CASA OLA, një Qendër multifunksionale e shëndetit të Gruas dhe Fëmijës, e cila është ndër projektet me të rëndësishme që Bashkia Lezhë ka realizuar vitet e fundit. Kjo qendër me vlere rreth 500 mije Euro, e financuar nga Opera Life Onlus në bashkëpunim me Bashkine e Lezhës me mbështetjen e rajonit Trentino Alto-Adige, do të shërbejë si qendër diagnostikuese dhe ekzaminuese për gruan dhe femijët.

Qendra Casa OLA ka një siperfaqje prej 506 m2 e cila do të konsistoje në:

Përmirësimin e stilit të jetës
Zhvillimin e formave të parandalimit
Zhvillimin e vetedijesimit të rolit të gruas në familje si motor i rendesishëm i ndryshimit.

Kjo do arrihet nëpërmjet aktiviteteve siç janë:

Edukimi ushqimor apo kurimi ushqimor, kontroll i kualitetit të ujit, parandalimi i sëmundjeve gjinekologjike dhe parandalimi i semundjeve mendore dhe shqetesimeve social-familjare.

Promovimit të mundësive të barabarta dhe edukimit pa diferenca gjinore, promovim i kulturës së parandalimit dhe kurimit që në lindje, parandalimi i varesisë nga alkoli, drogat, duhani tek të rinjtë, etj.Në këtë qendër do të realizohen një sere shërbimesh shëndetesore si fizioterapist, neopsikiater, pediater, psikomotorrist, okulist, gjinokolog, onkolog, obstretik, etj.

Opera Life ka bashkëpunuar me Bashkinë e Lezhës dhe njesitë vendorë prej 20 vitësh duke mbështetur Spitalin dhe Maternitetin e Lezhës, shkollat e Shëngjinit, Kopshtin e femijëve në Ishull Lezhë, Kopshtin Publik të Shëngjinit si dhe se fundmi ndërtimin e CASA OLA dhe dhurimin e mamografise për Spitalin Rajonal të Lezhës.

Dua të falenderoj Opera Life dhe të gjithë donatorët si dhe shpreh bindjen se bashkepunimi i Bashkisë së Lezhës do vazhdojë të jetë i sukseshëm deri në implementim e plotë të shërbimeve shëndetesore në qendren OLA. Gjithashtu besojmë qe së bashku me Ministrinë e Shendetesisë dhe Drejtorinë Rajonale të Shendetit Publik do të realizojmë me sukses të gjithe aktivitetet e
parashikuara, që qytetarët e Lezhës të kenë një jetesë më të shëndetshme.

Ju faleminderit!”

Ambasadori italian në Shqipëri, Alberto Cutilio është shprehur gjatë fjalës se tijë se realizimi i veprave të përbashkëta tregon miqësine e dy popujve dhe i afron ata gjithnjë e më shumë.

“Sot kemi inaugurimin e një vepre shumë humane të realizuar në bashkëpunim me shumë aktorë. Unë ndjehem mirë që jam këtu për të dëshmuar këtë vepër që tregon për miqësinë mes dy vendeve tona dhe afron edhe më shumë dy popujt tanë. Progresi i një shteti dëshmohet në afrimin e shërbimeve për qytetarët e saj dhe të qytetareve që bashkpunojnë për realizimin e këtyre institucioneve që japin shërbime. Jemi në mes të festës së gruas dhe ditës së verës dhe nuk ka si të ishte më bukur përzgjedhja e ditës së sotme për tu dhuruar grave dhe fëmijëve një qëndër të tillë”.

Për zv. Ministren e Shëndetësisë Mira Rakacolli, shtimi i qëndrave shendetsore dhe shtrirja e gjere e tyre qellimi kryesor i qeverise shqiptare e cila vijon te mbeshtese dhe perkrahe iniciativa te tilla.

“Përcjell gjithë vlerësimin dhe mirënjohjen për realizuesit e kësaj qëndre dhe qeverinë italiane që e përkrah. Qëllimi i politikës shëndetësore të qeverisë shqiptare është ndërtimi i sa më shumë qendrave shëndetsore të cilat të shërbejnë në komunitet. Në programin e qeverisë për këto 4 vite është ndërtimi i 300 qëndrave shëndetësore dhe vetëm për këtë vit do të ndërtohen apo rikonstruktohen 80 të tilla ku sigurisht bën pjesë edhe Lezha”.

Qëndra Casa Ola në Lezhë ka nisur të ndertohet në vitin 2015 dhe arrin një vlerë rreth 500 mijë Euro dhe është financim i përbashkët i Opera Life Onlus, Bashkisë Lezhë dhe rajonit Trentino Alto-Adige.

Share: