Nga Ylli Dylgjeri
Të dy janë personazhe të periudhave të ndryshme te historise së shqiptareve.
I pari, vjen nga eposi i kreshnikeve, dhe është i mitizuar.
I dyti, akoma nuk është përjetsuar, ka mbetur ende te germa m…dhe herë herë edhe është mallkuar për devijacione politike.
Te dy janë me prejardhje nga veriu i Shqiperise.
Ashtu si prejardhja e Gjetos është e dyshimtë sepse vjen nga fjala i gjetur. Edhe prejardhja e Lulit eshte e dyshimte sepse rrjedh nga fjala luan. Pra s’është i qëndrueshem, lëviz andej këtej.
Në emrin e dytë, Basho, po ashtu tipar i perbashket që kanë është: Basho do të thotë që kanë zëne bashin e anijes, janë në ballë.
Po të vazhdojmë më pas me historine e tyre. Kemi serisht pika takimi:
Gjeto Basho Muji eshte thirrur ne dyluftim me Balozin e Zi.
Lul Basha eshte thirrur ne dyluftim me korrupsionin e Zi.
Midis morisë së elementeve të përngjashme, te kreshniket kemi : shtojzavallet, gjarperinjte qe u japin force e u shërojne plaget. Edhe keto elemente i gjejme me shumicë te PD dhe partite tona politike.
Ndërkohe, të dy i ka rritur nëna.Te parin nena në Lugjet e Verdha, te dytin Nena ne lugjet blu.
Edhe vargjet e kenges me lahute thone:
“Fol me nanen qe t’ka rrit
S’m’ke lane kurrë kaq shumë me pritë!”
Ne fund ajo që i ndan këto dy kreshnikë është:
i pari, eshte në lufte me Balozin qe vjen nga deti i europes mesjetare, dhe i dyti, akuzohet që është në miqesi me balozin e lindjes… deri ne sponsorizim.
Nese kam harruar ndonje perqasje tjeter me thoni.
TUNG!