Përktheu Elona Caslli
Nuk duhet t’i mbyllësh sytë. Nuk ndryshon asgjë. Gjerat nuk zhduken se ti mbyll sytë. Përkundrazi , po i mbylle sytë,do të shohësh që kur t’i hapësh përsëri, gjërat do të jenë përkeqësuar akoma më shumë.
Kjo është bota ku jetojmë, Nakata. Duhet t’i mbash sytë hapur. Matufët i mbyllin sytë. Frikacakët nuk e shohin dot në sy realitetin.
Teksa ti mbyll sytë dhe zë veshët me duar, koha kalon.
Tik-tak-tik-tak.
Sot është e hënë dhe jemi pushim.
Edhe vetë biblioteka, që është një vend shumë i qetë edhe kur është hapur, po ta shohësh në ditët e pushimit, të mbyllur, do të kuptosh se mbizotëron një qetësi të tepruar.
Duket si vend i harruar nga koha, ose më mirë, si një vend që e mban frymën brenda, me shpresën se koha nuk do ta vërë re ekzistencën e tij.