Home KRYESORE Robert Ndrenika: Projekti i Teatrit një kartolinë! Por, do të shihni se...

Robert Ndrenika: Projekti i Teatrit një kartolinë! Por, do të shihni se çfarë…

Kryeministri Edi Rama prezantoi pasditen e djeshme projektin për teatrin. I vetmi nga të pranishmit që u ngrit kundër këtij propozimi, ishte aktori i mirënjohur Robert Ndrenika. Sipas tij, shteti shqiptar është i aftë të ngrejë një godinë teatri me forcat e veta. Të tjerë të pranishëm shprehnin pakënaqësitë ndër dhëmbë, por askush nuk foli, veç Ndrenika.

Më herët, Kryeministri Rama i ndërpreu fjalën aktorit të madh. Më pas ai foli, kur Rama ishte larguar nga salla COD në kryeministri.

Më poshtë fjalimi i Robert Ndrenikës

Do t’i them nja dy fjalë, por do kisha dashur të is hte këtu edhe Kryeministri, por ai iku se ka punë të tjera. Faleminderit për këtë ftesë që na bëri. Unë jam i distancuar për arsye shëndetësore, por kisha dëgjuar nga shumë kolegë të mi aktorë, që më thoshin se Kryeministri nuk e do, e urren teatrin, nuk i do aktorët, seç ka një alergji ndaj tyre.

Por, me këtë të sotmen, unë e pashë se ai e do teatrin. Por, kjo që pashë më së tepërmi m’u duk, si një kartolinë, për këtë mund të flasin arkitektët, por unë për vete do të doja që të shihja edhe maketin, që të dija se si është skena dhe se si janë xhepat anash, që na duhen ne si aktorë. Ndërsa, puna e restoranteve këtu është tjetër gjë.

Por mua më shqetëson shumë partneriteti me privatin, sepse unë jam i bindur që shteti shqiptar nuk e ka problem që të bëjë një Teatër Kombëtar dhe këtë nuk ma heq njeri nga mendja. Shembull kam Maqedoninë fqinjë, e cila nuk po e respekton marrëveshjen e Ohrit, por për shqiptarët po bën një teatër shumë të mirë.

Po e bën vet pa partneritet privat, prandaj do t’i lutesha shumë Kryeministrit, edhe zonjës ministre të Kulturës, që të heqin dorë nga partneriteti me privatin edhe të gjejnë fonde. Pesë milionë i kanë nga greku, le të marrin edhe 25 mijë lekë borxh edhe t’i lajnë me afate. Kjo që pashë këtu ishte një dyndje, një xhungël urbane.

Ajo del e bukur, se unë thashë: Kartolinë! Por, do të shihni se çfarë do të bëhet atje! Pra, unë jam i mendimit, që, ndoshta, edhe të shtyhet kjo edhe ca kohë, por ama shteti të bëjë Teatrin Kombëtar.

Më poshtë fotot e teatrit të ri që prezantoi Rama

Share: