Home KRYESORE Video/ Mitchell tërbon Serbinë: Kosova ka të drejtë ta formojë ushtrinë

Video/ Mitchell tërbon Serbinë: Kosova ka të drejtë ta formojë ushtrinë

Ndihmës-sekretari i shtetit amerikan, Ues Miçell, kërkon zbatim të marrëveshjeve të Brukselit ndërmjet Kosovës e Serbisë.

Mitchell gjatë konferencës për shtyp me Presidentin e Serbisë në Beograd, Aleksandar Vuçiç, zyrtari amerikan ka thënë se Kosova ka të drejtë të formojë ushtrinë që do të merret me sigurinë dhe se ajo nuk do të jetë një kërcënim për Serbinë dhe serbët.

“Kosova ka të drejtë të formojë forcën profesionale që do të merret me sigurinë dhe që do të përfshinte serbët e Kosovës dhe askush nuk ka të drejtë për të ndaluar Kosovën për të zhvilluar një strukturë të tillë”, deklaroi ai.

Mitchell ka shtuar se Shtetet e Bashkuara mbështetën këtë të drejtë të Kosovës, por gjithashtu theksuan nevojën për një ndryshim kushtetues.

/
/Rtv.21/

Share: