Sot bëhen 10 vjet nga tragjedia e Gërdecit.
Në datën 15 mars të vitit 2008 një fabrikë demontimi armësh shpërtheu duke lënë mbrapa 26 viktima, qindra të plagosur dhe mijëra shtëpi e biznese të shkatërruara.
Gërdeci i Vorës u përfshi nga flakë të frikshme dhe u shndërrua në një zonë të rrezikshme. Në këtë fabrikë çmontimi punonin njerëz të thjeshtë.
Ngjarja në fjalë shkaktoi shumë debate të ashpra mes opozitës së asaj kohe, e drejtuar nga Edi Rama, dhe mazhorancës me në krye Sali Berishën.
Por, edhe kur kanë kaluar 10 vjet, ende familjarët e viktimave në Gërdec kërkojnë drejtësi për të afërmit e tyre.