Home KRYESORE Emrat/ Zyrtarët e Bashkisë Lezhë të arrestuar për pronat

Emrat/ Zyrtarët e Bashkisë Lezhë të arrestuar për pronat

Me urdhër të Prokurorisë së Krimeve të Rënda është arrestuar sot Kryetari i Bashkisë së Lezhës dhe 7 zyrtarë të tjerë të kësaj Bashkie. Ata akuzohen për abuzime me pronat në bregdet dhe konrektisht në zonën e njohur “Rana e hedhun”.

I gjithë operacioni është kryer nga Krimet e Rënda dhe Policia e Shtetit, pranë në nivel qendro dhe jo lokal. Janë gjithsej në hetim 23 persona, ku për 8 prej tyre janë prerë urdhër-arreste. Janë sekuestruar me qindra ha tokë në bregdet që dyshohet se janë përfituar përmes falsifikimit të dokumenteve.

Deri më tani janë mësuar emrat e personave të arrestuar si më poshtë:

Fran Frrokaj – Kryetar i Bashkisë Lezhë

Enver Hafizi – Nënkryetar i Bashkisë Lezhë

Gjelina Bacaj – Drejtore e Hipotekës

Eduard Lekaj – Jurist te Hipoteka

Armando Dakaj – Jurist te Hipoteka

Share: